RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Huck fiton përballjen e tretë me Afolabin

2 min read

Paralajmëron edhe Firat Arslanin

05.05.2012 in Erfurt (Messehalle) mit Marco Huck gegen Ola AfolaBerlin, 8 Qershor 2013 – Në palestrën e stërmbushur Max Schmelling në Berlin, Marco Huck ka arritur të fitoj përballjen e tretë kundër britanikut Ola Afolabi. Të tre përballjet e tyre kanë qenë të ngushta ku Huck gjithmonë është favorizuar nga gjyqëtarët. Edhe kësaj radhe Huck u vlerësua fitues ku dy gjyqëtar i dhanë fitoren me 117-111, 115-113 dhe i treti barazim 114-114.

Dy përballjet e para ishin poashtu të 05.05.2012 in Erfurt (Messehalle) mit Marco Huck gegen Ola Afolapërafërta ku me 2009 iu dha fitorja Huckut, ndërsa vitin e kaluar dueli u mbyll me barazim.

Nga ajo që u pa sonte ishte skenar i njejtë. Huck në çdo duel ka rrënje, deri sa shkëlqimi i tij po humbë. Ndërsa Afolabi nuk ishte i denjë të bëjë më shumë kësaj radhe.

I pranishëm në Berlin ishte  05.05.2012 in Erfurt (Messehalle) mit Marco Huck gegen Ola AfolaFirat Arslan i cili nga afër analizoj këtë meç. Arslan do të jetë mandatori i ardhshëm i Huck. Nga ringu Huck i dërgoi fjalë Arslanit duke i theksuar: “Tashmë e ka radhën Arslan”, ndërsa Arslan qeshte me ironi.

Huck dhe Arslan janë ndeshur vitin e kaluar në nëntor ku Arslan ishte për dymbëdhjet raunde më i mirë, por në fund fitorja iu mohua.

Dueli Arslan dhe Huck pritet të zyrtarizohet në fund të këtij viti. Ndërsa presim lajme të mira që edhe boksieri ynë Nuri Seferi të zyrtarizon duelin eliminator me BJ Flores.

Foto: Eroll Popova

Përgatiti:
Artan Vërbica

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.