Pre. Gus 7th, 2020

Hrgovic mposht kubanezin Perot në çerekfinale me ndërprerje, duke siguruar medaljen e bronztë

2 min read

HrgovicRio DeJaniero, Brazil, 16 gusht 2016 – Kampioni evropian në kategorinë super të rënd, Filip Hrgovic ka shkëlqyer në meçin çerekfinal të Lojrave Olimpike në kategorinë super të rënd, duke mposhtur boksierin kubanez Lenier Perot me ndërprerje në raund të dytë. Me këtë fitore ka siguruar medaljen në Lojrat Olimpike në RIO DeJaniero të Brazilit. Është hera e tretë që Hrgovic që nakauton kubanezët mbrenda dy viteve. Ai më parë mposhti Jose Laurdet dhe Yonadi Toiraca, të dytë me nakaut.

Hrgovic filloi mirë meçin ku nga çasti i parë pati dominimin duke e detyruar arbitrin ti numëroj në raund të parë, por që dy gjyqëtarët e vlerësuan me 10-9 për Hrgovic, ndërsa njëri për  Leinier Perot 10 me 9. Edhe një herë u dëshmua gjyqësia skandaloze që ka shumë kritika këtë olimpijadë, por që Hrgovic nuk ia la rastit dhe sulmoi pa ndërprerë që nga fillimi i raundit të dytë. Pra ishte e dëshmuar se gjyqëtarët janë në anën e Periot ku krahas numërimit nuk i dhanë vlerësimin e duhur. Pas shumë tentativash në raund të dytë Hrgovic arriti ta godas fortë me kombinim me të mjatë-djathtë duke e rëzuar, ku kësaj here Periot ishte i dërmuar, ndërsa arbitri në ring ndali luftën duke i dhënë fitoren kroatit Hrgovic.

Në gjysëmfinale Hrgovic do të boksoj me franqezin Toni Yoka, i cili është kampion botëror në fuqi. Hrgovic dhe Yoka patën rastin të boksojnë ndërmjet tyre në kampionatin e fundit botëror të zhvilluar në Doha të Katarit, ku Yoka arriti të dal fitues. Ky do të jetë meçi i tretë i tyre, pasi që Hrgovic pati mposhtur Yoka-n me 2010 në kampionatin botëror për të rinjë në Baku të Azerbejxhanit.

“E kam pritur një fitore ndaj kubanezit. Hrgovic tani më është bërë specialist për kubanez. Edhe ndaj Yokas pres fitore, sepse ai deri më tani nuk impresionuar, ndërsa Hrgovic është në nivel të lartë” theksoi trajneri me origjinë shqiptare, Leonard Pijetraj për Kosova Boxing.

Kroacia medaljen e fundit olimpike në boks e ka fituar në vitin 1988 në Seul të Koresë Jugore, ku atë botë e kishte fituar Damir Skaro të bronztën. Nëse Hrgovic e fiton e artën ai do ti bashkangjitet dy legjendave tjerë kroat që kanë fituar të artën, Mate Parlov në Mynih me 1976 dhe Anton Josipovic në Los Angjelos me 1984.

Në gjysëmfinalen e dytë do të boksojnë britaniku Joe Joyce dhe kazaku Ivan Dychko. Joyce në çerekfinale mposhti uzbekun Bakhodir Jalolov me 3:0, ndërsa Dychko mposhti nigerianin, Efe Ajagba me 3:0.

Artan Vërbica
17 gusht 2016 

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

RTK

RTKLive
Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.