RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Hetemi dhe Gashi pësojnë me nakaut dhe diskualifikim

2 min read

Pas meçit Schwartz dhe Gashi krijuan rrëmujë që u ndalën nga sigurimi

Artikullin paralajmërues të publikuar ditë më parë se dy boksierët tanë Elvis Hetemi dhe Senad Gashi duhet të dëshmohen, sonte kjo doli e vërtetë. Hetemi humbi nga pakujdesia, ndërsa edhe Gashi nuk u tregus i matur sa duhet. Kjo fatkeqësisht rezultoi me humbje të dy boksierëve tanë, që shpresojmë të mos të ndikojnë në karrierën e tyre.

Hetemi (10-1, 8 KO) kontrolloi meçin dhe gjithçka shkonte në favor të tij ku kishte fituar më shumë raunde se ukrainasi Roman Shkarupa (28-7-2, 12 KO). Duke pasur fitoren në duart e tij, disa sekonda pa ra gongu pranoi një goditje duke u gjendur në nakaut. Ishte e pabesueshme se si e lejoi vetës këtë lojë me kundërshtarin me mjaft eksperiencë që e kishte.

Senad Gashi dhe Tom Schwarz ishin kacafutur në matje zyrtare duke e ofenduar rënd njëri-tjetrin dhe kjo i kushtoi Gashit, i cili me nervozizëm të madh iu kishte qasur kësaj përballje. U zhvilluan gjashtë raunde dhe publiku nuk pa asgjë nga asnjëri boksier. Pati më shumë shtyerje dhe kapje se sa boks cilësor. Gashi kishte marrë disa vërejtje publike nga gjyqëtari për goditje me kokë dhe në raundin e shtatë pas një klinçi, Gashi godet prapë me kokë Schwartzin ndërsa ky i fundit diskualifikohet. Pas kësaj pati një rrëmuj mes dy boksierëve që nuk e ndalën luftën deri sa hyri sigurimi për ti ndarë dy akterët.

Për Gashin kjo ishte humbja e parë në 17 meçe (16-1, 16 KO) të zhvilluara deri më tani. Ndërsa Schwartz mbetët i pamposhtur pas 21-meçeve me bilanc prej (21-0, 13 KO).

www.kosovaboxing.org
21 prill 2018

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.