Meçi final i kategorisë kruzer i turneut “Ali Trophy” ndërmjet rusit Murat Gassiev dhe ukrainasit Oleksander Usyk do të zhvillohet me  21 korrik në Moskë të Rusisë. 

Ky duel ishte paraparë të zhvillohet me 11 maj në qytetin Jeddah të Arabisë Saudite, por për rrethana të pasqaruara nuk u dha ndonjë detaj se pse nuk u zhvillua me datë të caktuar. 

Si do që të jetë e rëndësishme është që dy kampionët e botës, Murat Gassiev (26-0, 18 KO) në WBA/IBF dhe Oleksander Usyk (14-0, 11 KO) në WBC/WBO, do të ballafaqohen për unifikimin e titujve duke pasur bota kampionin apsolut botëror në kategorinë kruzer. 

Rusët do të bëjnë çmos që Gassiev nga Osetia të triumfoj, për këtë edhe bënën çmos që ky duel të zhvillohet në Rusi, ndërsa që Usyk i patrembur edhe përkundër mardhënjeve shumë të këqija Rusi-Ukrainë do të udhëtoj drejt Moskës për të vetmin qëllim, duke kërkuar fitoren tjetër të madhe. 

www.kosovaboxing.org
19 qershor 2018