GGG vs. Canelo -2- me 15 shtator
1 min readGennady Golovkin “Triple G” dhe Saul Alvarez “Canelo” janë dakorduar të boksojnë sërish me 15 shtator në T-Mobile Arena në Las Vegas.
Kjo marrëveshje ishte befasuese pasi që nuk pritej që të finalizohet tani pasi që Canelo rezultoi pozitiv me substancën “Cleanbuterol”. Canelo u denua vetëm me një muaj nga komisioni atletik i Nevadës. Dueli i tyre duhej të zhvillohej me 5 maj.
Ekipi promovues që ka marrë për sipër organizimin, Golden Boy Promotion ishte i gatshëm për komprimis ndryshe nga hera e parë kur boksuan për herë të parë Canelo dhe Golovkin. Para një viti 70% mori Canelo, ndërsa Golovkin 30%. Ndërsa kësaj here Canelo do të marrë 55%, ndërsa Golovkin 45%.
Golovkin nuk po e bënë hesap Canelon. Ai e sheh Canelon si një kundërshtar të rëndomt, ndërsa mendon që Billy Joe Saunders është një kampion i vërtetë. “Saunders është kampion i vërtetë. Do të boksoj kundër tij pasi duelit me Canelon” theksoi Golovkin.
www.kosovaboxing.org
19 qershor 2018