RTK

RTKLive
1 Maj, 2024

Fury mposht Chisora për titullin e Britanisë së Madhe

1 min read

Wembley, Angli, 26 Korrik 2011 – Anglo-Irlandezi Tyson Fury ka mposhtur britanikun e natyralizuar Dereck Chisora për titullin e Britanisë së Madhe dhe atë “Commonwealth”. Meçi që u zhvillua në 12-raunde dhe i takoi Fury ku gjyqëtarët e vlerësuan me 118-111, 117-112 dhe 117-112 në të mirë të Fury. “Ka qenë një luftë e mundishme në 12-raunde, por kjo më gëzon sepse unë fitova dhe nuk ka gjë më të ëmbël se në fund të dalësg fitues” theksoi Fury. Dueli ishte i përafërt por ishte gjatësia epërsia e Fury për të fituar meçin. Fituesi parashikohet të boksoj me kampionin e botës në versionet WBO, IBF dhe WBA, Wladimir Klitschko. Kjo duket mjaft e vështirë ku nga ajo që shikuam nga meçi Fury dhe Chisora, sepse ata nuk janë të denjë për Klitschkon dhe janë edhe nën kualitetin e David Haye që boksoi me Klitschkon disa javë më parë. Fury vazhdimisht ka kërkuar përballjen me njërin nga Klitschkot, por mbrëmë vjen një deklaratë nga kampi i tij për Eastsideboxing.com se Fury nuk do të boksoj më Wladimir Klitschkon. Pra ajo se çka tregoi Fury me Chisora nuk është e mjaftueshme kundër kampionit të botës. Për Furyn i duhen së paku edhe tre deri katër meçe të forta e pastaj të përballet me Wladimir Klitschkon.

Shpend Ahmeti
26 Korrik 2011

1 thought on “Fury mposht Chisora për titullin e Britanisë së Madhe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.