RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Ekskluzive: Intervistë me ish-sfiduesin e titullit të botës, Blake Caparello

3 min read

Blake-CaparelloPrishtinë, 22 prill 2016 – Australiani Blake Caparello (22-1-1, 6 KO) do të boksoj në fundjavën e ardhshme me amerikanin Andre Dirrell (24-2, 16 KO). Ky meç do të zhvillohet në Trump Taj Mahal në Atlantic City në New Jersey. Dueli i tyre do të zhvillohet në 10-raunde në kategorinë super të mesme.

Kosova Boxing: Si po shkojnë përgatitjet për meçin e 29 prillit? 
Blake Caparello: Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë. Kam ardhur në SHBA para tre javëve, jam në Long Island Kamp në New York dhe gjithçka po shkon sipas planit. Të gjithë sparringun e kam përfunduar këtu. Dy javët e fundit kam sparringuar vetëm me Derrick Webster i cili është i shkëlqyeshëm dhe shumë i shpejtë.

Kosova Boxing: Është interesante për fansat e tuaj të dijnë, pse ju lëvizët nga kategoria gjysëm e rënd në super të mesme? 
Blake Caparello: Vendimi im për ndërrim të kategorisë ka ardhur pasi për mua më duket më e lehtë dhe këtë trupi im e ka pranuar dhe ndihem shumë më mirë. Unë qëndroj konstantë 80 deri 82 kg, dhe nuk është vështirë pastaj kur të vije meçi të zbresë në 76 kg.

Kosova Boxing: Dhe ju mendoni se mund të bëni karrierë më të mirë në kategorinë super të mesme?
Blake Caparello: Po, Jam më shumë i fokusuar dhe mendoj që do të shpallem kampion i botës.

Caparello vs. Kovalev
Kosova Boxing:
Ju jeni boksieri i parë që e keni hedhur kampionin e botës në fuqi në kategorinë gjysëm të rënd, Sergey Kovalev në nokdovn? 

Blake Caparello: Unë kam mundur ta mposhtë atë, dhe për këtë arsye kam pranuar përballjen me te. Unë kisha startuar bukur meçin ku në fillim ku siç e cekët edhe ju, në raund të parë arrita ta befasoj duke e hedhur në nokdovn, gjë që askush se kishte pritur. Por, unë bëra gabim në raund të dytë duke pushuar në një çast kur Kovalev ishte në sulm dhe pagova çmimin. Kjo më ka mësuar që nuk bëhen gabime ndaj boksierëve të klasit botëror.

Caparello vs. Kovalev 3Kosova Boxing: Para se të boksoni me Kovalev ju patët një meç të rëndësishëm që ishte si eliminator për titull bote, kundër Elvir Muriqit. Ju fituat pastër kundër tij. Muriqi është bashkombas i imi dhe më intereson si e vlerëson atë si kundërshtar dhe fitoren ndaj tij?
Blake Caparello: E kishim analizuar mirë Muriqin dhe vendosëm që ndaj tij ti mbajmë këndet e plotësuara dhe ta mbajm sa më shumë në distancë dhe ta godas me goditje të gjata. Strategjia funksionoj, ai hynte në luftë dhe unë dilja duke e goditur dhe duke mbulur gjithçka mirë, ndërsa punë më e mirë ishte lëvizja e këmbëve që funksionoj shumë mirë. Muriqi është boksier shumë i fortë dhe kam shumë respekt për te.

ELVIRI 3
Kosova Boxing:
Të flasim për meçin e 29 prillit, kundër Dirrell. Çka pritni nga kjo luftë e madhe dhe e rëndësishme për ju?

Blake Caparello: Dirrell është boksier shumë shpejt dhe shumë teknikë. Dhe ne e dimë që duhet ta kemi lojën tonë. Ekipi im dhe unë jemi shumë të bindur në strategjinë dhe planin se si duhet ta mposhtim. Nuk më pritet data 29 prill.

Caparrello DirrelKosova Boxing: Çka pas duelit me Dirrell, ndonjë luftë për titull bote?
Blake Caparello: Nuk shikoj çka mund të ketë pas këtij meçi, asnjëherë nuk e mendoj të ardhmen. Dirrell është luftë e madhe për mua dhe e rëndësishme. Unë duhet të fitoj dhe duhet të fokusohem në fitore.

Kosova Boxing: Z. Caparello, ju faleminderit shumë për kohën dhe ju urojmë suksese me 29 prill. 
Blake Caparello: Ishte edhe kënaqësia ime, ju falaminderit.

Intervista u zhvillua nga Artan Vërbica
www.kosovaboxing.org 

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.