Dzemski: Do ti shfrytëzojmë gabimet e Brahmer

6 mars 2015
nga Artan Vërbica 

Dirk DzemskiKosova Boxing me kënaqësinë më të madhe për lexuesit tanë ju sjellim intervistën ekskluzive me trajnerin e njohur gjerman Dirk Dzemski, njëherit trajner i boksierit tonë Robin Haxhi Krasniqi dhe ish-kampionit botëror Robert Stieglitz.

Kosova Boxing: Jemi në prag të dy ndeshjeve të mëdha të dy boksierëve tuaj, Robin Haxhi Krasniqi dhe Dominic Boesel, që do të ndodhin këtë muaj. Njëra do të jetë me 7 mars dhe tjetra me 21 mars. Por, fillimisht të flasim për duelin më të afërt të kësaj fundjave. Boesel bokson këtë fundjavë me boksierin tonë Shpetim Shala. Kjo do të jetë mbrojtja e pestë e titullit “WBO-Intercontinental”. Çfarë pritni nga lufta Boesel dhe Shala ?

Dirk Dzemski: Timy Shala është i pamposhtur. Ai ka zemër të madhe të luftëtarit. Ai poashtu renditet lart në kategorinë gjysëm të rënd. I kam treguar boksierit tim, Boesel, se nuk do ta ketë të lehtë kundër tij, për këtë arsye jemi përgatitur mirë dhe i kam kërkuar që mos ta nënçmojë. Si do që të jetë Boesel është favorit në këtë meç.

Kosova Boxing: Tjetër meç i rëndësishëm, me 21 mars Robin Haxhi Krasniqi do të boksoj kundër Jurgen Brahmer për titullin e kampionit të botës në versionin WBA. Kjo është rasti apo shanca e dytë e Krasniqit për titull bote?

Dirk Dzemski:Po, për Robinin, kjo do të jetë mundësia e tij e dytë e madhe në karrierë. Ai është përgatitur në mënyra të ndryshme për këtë meç, sikurse edhe në sfidën e parë.

Kosova Boxing: A mendoni që Krasniqi dhe ekipi i juaj jeni ngutur me 2013 kur ai humbi nga Cleverly?

Dirk Dzemski: Në meçin e vitit 2013, Krasniqi u pre në raund të parë keq që në raund të parë. Por, ai nuk u dorëzua dhe vazhdoi dhe bëri meç të madh, edhe përkundër humbjes.

Kosova Boxing: Krasniqi, tashmë ka rastin tjetër të madh. Unë si një mik i madh i tij, kam folur me te duke mos dashur të shoh Krasniqin sërish humbës. Nga ana ime e analistit kam analizuar disa qeshtje, si psh: E para Brahmer pati një kundërshtar të lehtë ku e fitoi për disa sekonda, ndërsa Krasniqi pati një kundërshtar sfidues për 12-raunde. Brahmer poashtu pati meçin dy javë më parë se Krasniqi, ku ai boksoi me 6 dhjetor, ndërsa Krasniqi me 20 dhjetor, pra Brahmer do të ketë dy javë më shumë përgatitje. E dyta, organizimi do të jetë nën Saurland Event, dhe sërish SES Boxing nuk arriti të fitoj organizimin sikurse herën e parë kur Krasniqi u detyrua të boksoj me Cleverlyn në Londër. E treta, Brahmer bokson në vendlindjen e tij. A i keni menduar si ekip të gjitha këto qeshtje dhe a mendoni se Brahmer që në fillim po ka shumë përparsi dhe avantazh ?

Dirk Dzemski: Robini, definitivisht do të jetë “Outsider” apo jo favorit në këtë meç. Por, lufta e dhjetorit ka qenë një ndihmesë e madhe për te dhe ne do të mund të punojmë edhe më mirë tani në këtë meç. Brahmer i ka gabimet e veta dhe ne do ti shfrytëzojmë ato. Për Robinin, dy javë më pas që ka filluar përgatitjet nuk është problem i madh. Dhe mendimi im personal që meçi do të zhvillohet nën organizimin e Saurland dhe në vendin ku jeton ai, nuk do të paraqes asnjë problem për ne.

Kosova Boxing: Si po shkojnë punët me Robert Stieglitz. A do ta ketë reanshin me Sturm, apo ndonjë meç tjetër.

Dirk Dzemski: Stieglitz, është sfiduesi zyrtar i Arthur Abraham dhe ne po presim për tu përballur me te.

Kosova Boxing: Z. Dzemski, ju faleminderit shumë për kohën e juaj për ne. Ju dëshirojmë suksese edhe më të mëdha në karrierën tuaj.

Dirk Dzemski: Ju faleminderit edhe nga ju që më nderuat, dhe ishte kënaqësi edhe për mua.

www.kosovaboxing.org