RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Edonis Beqiri në ring me 23 dhjetor

1 min read

Talenti nga Gjilani, Edonis Beqiri do të kërkoj fitoren e shtatë me radhë në boksin profesionist me 23 dhjetor në Berlin të Gjermanisë. Beqiri (6-0, 3 KO) që njeh vetëm fitoret përballë do të ketë boksierin nga Latvia, Edgar Sniedze (6-20-0, 6 KO). Ky duel do të zhvillohet në gjshtë raunde.

Beqiri renditet i 361-ti në botë dhe është i gatshëm të përparoj akoma. Gjilanasi debutoi vitin e kaluar në boksin profesionist duke shënuar dy fitore, ndërsa këtë vit ka shënuar edhe katër fitore të tjera duke qenë ndër 30-të boksier më të mirë të Gjermanisë në kategorinë super të mesme nga 55 boksier sa ka Gjermania në këtë kategori.

“Karriera ime po ecën mirë. Nuk po ngutem, deri më tani jam i lumtur me përpraimin tim. Shpresoj të triumfoj edhe me 23 dhjetor dhe të përmbylli një vit të suksesshëm. E pastaj me 2018 të kërkoj sfida drejt ngritjes sime sa më shumë si boksier në të gjitha aspektet” theksoi Beqiri për Kosova Boxing.

Kosova Boxing duke besuar në talentin e tij që nga boksi amator ka mbështetur dhe përkrahur boksierin Edonis Beqiri. Shpresojmë që si agjencionin gjithmonë kemi motivuar dhe mbështetur në shumë rrugë dhe ngritja dhe suksesi i tij na gëzon pa masë.

www.kosovaboxing.org 
18 dhjetor 2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.