RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Saunders tregon klasë kundër Lemiuex

1 min read

Britaniku mbrojti titullin e kampionit të botës në WBO duke shkëlqyer kundër kanadezit

Place Bell, Quebeck, Kanadë, 16 dhjetor 2017 – Britaniku Billy Joe Saunders ka mbrojtur titullin e kampionit të botës në kategorinë e mesme në versionin WBO duke mposhtur kanadezin David Lemieux me vendim unanim pas 12-raundeve.

Saunders (26-0, 12 KO) fitoi thuajse çdo raund në këtë përballje duke mbrojtur titullin WBO për herë të tretë. Me këtë fitore ai edhe një herë tregoi klasë duke u dëshmuar si njëri ndër boksierët më të mirë të kategorisës së mesme së bashku me Gennady Golovkin dhe Saul Alvarezin. Ai pas kësaj fitore thiri dy boksierët si Golovkin poashtu edhe Canelon që ti dalin në bëtejë për unifikimin e titujve botërorë.

Për kanadezin Lemieux kjo ishte humbja e katërt në karrierë karshi 38 fitoreve (33 KO) në 42 meçe të deri tashme. Lemieux konsiderohet si njëri ndër boksierët më të mirë në kategorinë e mesme edhe për kundër kësaj humbje. Ai me 2015 fitoi titullin e kampionit të botës në versionin IBF kundër Hassan N`jikam me vendim unanim, por në mbrojtjen e parë e humbi nga Gennady Golovkin me nakaut teknik në raund të tetë.

www.kosovaboxing.org
18 dhjetor 2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.