RTK

RTKLive
1 Maj, 2024

EDIS TATLI mposht edhe STUART GREEN-in

2 min read

Hartwall Arena, Helsinki, Finlandë, 4 Mars 2011 – Edis Tatli ka shënuar fitoren e radhës ndaj kampionit të Skocisë, Stuart Green. Tatli 14-0 (3 KO) tregoi cilësi më të madhe se Stuart 15-11-0, gjë që tre gjyqëtarët e vlerësuan me 80-72, 79-73 dhe 80-72 në të mirë të Tatlit. Kjo fitore e forcën edhe më tepër boksierin tonë i cili edhe kësaj radhe tregoi luftë të përkryer. Komentatori Jack Rajalin i televizionit finlandez MTV 3, i cili e komentoi këtë meç drejtpërdrejt e përshkroi luftën e Tatlit të vështirë, ndërsa boksierin tonë e komentoi se shtati i tij është bërë prej çimentos dhe çelikut kur fitoi ndaj Green sonte, raporton portali MTV3.fi. Boksieri skocez gjatë gjithë kohës ishte nën presion por ishte mjaft i rrezistueshëm ku mori shumë godtije nga Tatli, gjë që e kishte marr gjakosje të mëdha por u mbajt deri në fund. Raundi i dytë ishte më i miri ku të boksierët dhanë shumë goditje dhe ky duel nga kjo pikëpamje nuk do të shkonte deri në fund, por më pastaj Tatli e fitoi duelin deri në fund, raportojnë mediat finlandeze.

Dueli Tatli vs Green ishte parameç i Amin Asikainen dhe Piotr Wilczewski ku edhe ky meç ishte mjaft interesant ku dyluftuan për titullin vakant të EBU-së. Polaku Wilzewski siç kishte paralajmëruar se ka ardh në Finlandë për të fituar, këtë e bëri në mënyrë shumë të bukur sonte duke mposhtur Asikianen me ndërperje në raund të 11-të.

Kosovaboxing.org
4 Mars 2011

3 thoughts on “EDIS TATLI mposht edhe STUART GREEN-in

  1. Me vjen mire per fitoren dhe besoj se dhe ne te ardhmen e shpejt Edis Tatli do te jete kampion ne kategorin e vet.
    Urime fitoren e te vazhdosh me fitore te njepasnjishme,shpresoj ne punen dhe ne stilin e boksit qe ti e bene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.