RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Besar Nimani shënon fitoren e dytë në boksin profesionist

1 min read

Sportpalast, Bielfeld, Gjermani, 5 Mars 2011 – Besar Nimani ka vazhduar me sukses boksin profesionist. Nimani 2-0 (2 KO) shënoi fitoren e dytë në boksin profesionist këtë fundjavë, kundër gjermanit Antolij Baron 0-2, të cilën e mposhti me ndërprerje në raund të dytë. Kjo është fitorja e dytë e Nimanit mbrenda dy muajve dhe ai po vazhdon me vrull suksesin që kishte në boksin amator, tani edhe në boksin profesionist. Meçi i Nimanit ishte parameç i Danny Williams dhe Frank Kary Roth ku veterani Williams fitoi me TKO 2.

Ndërkohë në Londër, ish-kampioni botëror në kick-boxin amator, Ilir Canolli nuk ka debutuar në boksin profesionist siç e kishim paralajmëruar. Canolli ishte përgaditur për debutim por kundërshtari i tij nuk ishte paraqitur. “Ishte dëshira e ime të debutoj sonte, por ja që kundërshtari nuk erdhi dhe jam i zhgënjyer, por besoj që menagjari im të caktoj një datë tjetër për debutim” theksoi Canolli për Kosovaboxing.org. Lajmi i keq i kësaj nate është se debutuesi tjetër Met Sekiraqa ka debutur me humbje. Ai pati për kundërshtar britanikun Floyd Moore gjë që e humbi duelin para kohe.

Artan Vërbica
7 Mars 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.