RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Durimit i erdhi fundi. Gjithçka gati për betejën e shekullit

3 min read

10-ditë deri tek përballja e Mayweather dhe Pacquiao

Untitled-1Dy yjet më të mëdha të boksit botëror, Floyd Mayweather dhe Manny Pacquiao do të takohen me 2 maj në MGM Grand Casino në Las Vegas.
Ky meç jo rastësisht cilësohet MEÇI I SHEKULLIT.

Po cili do të jetë ky meç?
Unë mendoj, se dy boksierët janë ketu në nivel të njejtë, duke kërkuar njëri-tjetrin për një kohë të gjatë. E gjithë bota është duke e pritur këtë meç për më shumë se 5-vite, dhe në fund kjo u bë e mundur dhe zyrtare. Dhe erdhi koha që këta dy kolosë më në fund të shikohen sy më sy në “NOKIA CENTER” në Los Angjelos, për herë të parë me 11 mars. Kjo ishte hera e parë dhe e fundit që këta te dytë do të takohen më, para se të boksojnë me 2 maj. Nuk do të ketë më takim të tyre, sepse ka mjaftuar vetëm një konferencë për gazetar, para kësaj përballje të madhe dhe historike.

Meçi Mayweather dhe Pacquiao do të zhvillohet në kategorinë velter, për titujt unifikues të botës, në versionet WBC, WBO dhe Super-WBA. Fituesi poashtu do të marrë epitetin e boksierit më të mirë në “POUND-4-POUND”, Në fund njëri do të jetë fituesi dhe do të jetë në maje, dhe do të jap fund çdo dileme se cili është më i miri i kësaj gjenerate.

Meçi shumë milionësh
Meçi Mayweather dhe Pacquiao do të organizohet nga kompania “Mayweather Promotion”. Dueli do të sjell milionat, ku të dy boksierët do të fitojnë 300 milion dollarë, pa i llogaritur përfitimet e shitjeve të drejtave televizive “Pay-Per-View”, të cilat priten ti shtohen edhe 200 milion dollarë. Kjo do të thotë se meçi do të sjellë rreth 500 milion dollarë. Nga kjo shumë 60% do ti shkojnë përfitime për Floyd Mayweather, ndërsa 40% për Manny Pacquiao.

Meçi Mayweather dhe Pacquiao, do ti thejë të gjitha rekordet botërore sa i përket fitimeve sa ekziston historia e boksit.

Si erdhi deri te finalizimi i këtij meçi?
Të dy boksierët u morën me më shumë spekulime. Disa herë nuk arritën të miren vesh rreth doping kontrollës, rreth qeshtjeve tjera, si përfitimet, rreth organizimit dhe shumë çka tjetër. Por, fundi i spekulimeve erdhi në Los Angjelos në ndeshjen e basketbollit ndërmjet Los Angelos Lakers dhe Miami Heat në nëntor të vitit të kaluar, ku të pranishëm ishin të dy protagonistët, Floyd Mayweather dhe Manny Pacquiao në cilësinë e shikuesve. A i ishte ky takim i rastësishëm, kjo ka pak rëndësi. Kryesorja ishte se këta të dy në pushim të pjesës së parë u përshëndetën me njëri-tjetrin u morën vesh që përfundimisht të boksojnë me njëri tjetrin. Të dy në rolin e gjentilëve respektuan njeri-tjetrin, ndërsa e kuptuan shumë gjera që ishin gënjeshtra dhe thashë e theme sa i përket tyre, duke mos e ofenduar asnjëherë njëri-tjetrin.

Edhe 10-ditë kanë mbetur deri te kjo ngjarje.

Përgatiti:
Artan Vërbica
21 prill 2015

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.