RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Donjeta Sadiku në gjysëmfinale të evropianit

1 min read

Donjeta SadikuOrdu, Turqi, 22 shtator 2016 – Boksierja kosovare Donjeta Sadiku është duke shkëlqyer në Kampionatin Evropian për mosha juniore dhe të reja që është duke u zhvilluar në qytetin Ordu të Turqisë. Deri më tani Sadiku ka shënuar dy fitore

Ajo ka shkëlqyer sot kundër Bjelloruses Veranika Prakovyeva. Sadiku madje e ka detyruar kundërshtaren ta dorëzojë meçin pas dy raundeve, duke e dërrmuar me goditje, për çka gjyqtarë intervenoi duke i dhënë para kohe fitoren shpresës sonë të boksit në konkurencën e femrave.

Pas fitores së regjistruar të dielën ndaj ruses favorite Dina Bogdanova, me triumfin e dytë rradhazi në Kampionatin Evropian të Junioreve dhe të rejave në Ordu të Turqisë, Donjeta Sadiku hyn në gjysmëfinale. Më 25 Shtator, në gjysmëfinale e pret një tjetër duel i vështirë në kategorinë 57 kg, kur takohet me anglezen Ellie Scotney.

Tashmë Donjeta ka hyrë në zonën e medaljeve dhe akoma mbetet me shpresa që me kualifikim në finale, të sigurojë të argjendtën, pse jo edhe të artën. Për suksesin e Donjetës, është shprehur i gëzuar edhe trajneri i saj Besim Brahimi, i cili ka thënë se “Meçi i rradhës do të jetë I vështirë, por Donjeta do të hyjë edhe ndaj anglezes për të fituar, siç ka bërë edhe në dy duelet e para”.

www.kosovaboxing.org
22 shtator 2016

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.