RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Shkodran Veseli: Do të luftoj me krenari si gjithnjë duke triumfuar

2 min read

shkodran-veseliKikboksieri më i mirë shqiptarë i vitit të kaluar Shkodran Veseli, do të zhvillon meçin e radhës këtë të premte me 23 shtator në Linz të Austrisë. Ai përballë do të ketë kikboksierin holandez, Eyevan Danenberg. Dueli i tyrë do të jetë i garës së madhe FFC 26.

Sikur se Shkodran Veseli dhe Eyevan Danenberg janë pjesë e ekipit FFC. Të dytë deri më tani në këtë garë prestigjioze kanë vetëm fitore. Veseli është paraqitur 4 herë në FFC duke shënuar 4 fitore, ndërsa Danenberg është paraqitur 3 herë në FFC  duke shënuar 3 fitore.  Veseli ka më shumë përvojë në ringun profesionist se Danenberg. Ai ka zhvilluar gjithsejt 79 meçe ku ka bilanc prej 65 fitoresh dhe 14 humbje, ndërsa Danenberg ka gjithsejt zhvilluar 25 meçe në karrierë si profesionist ku ka bilanc prej 22 fitoresh dhe 3 humbje.

Siç e cekëm më lartë Veseli ka përvojën, ndërsa që Danenberg është kundërshtar i papërshtatshëm dhe ka gjatësi të lartë 193 cm, 11 cm më i lartë se kikboksieri ynë. Ky mund të jetë problemi i vetëm i Veselit, por mendojmë se ai do të t`ia dal ngadhnjimtar.

Kosova Boxing e zhvilloi një intervistë me kikboksierin tonë.

Kosova Boxing: Si kanë shkuar përgatitjet për këtë meç Shkodran dhe çfarë mund të presin adhuruesit e tuaj ?

Shkodran Veseli: Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë, gjithçka sipas planit. Jam përgatitur me dy trajnerët e mi, Zyber e Driton Rudaj. Për sparring kam pasur Urs Ortmann dhe jam i gatshëm për përballjen e të premtës. Do të luftoj me krenari si gjithnjë që mos ti zhgenjejë fansat e mi duke triumfuar.

Kosova Boxing: Sa e njihni kundërshtarin tuaj, Eyevan Danenberg ?

Shkodran Veseli: Kundërshtari im është shumë më i gjatë se unë dhe ka stil holandez. Ai ka lëvizje të shpejta dhe kombinime shumë të mira me duar, si boksier, por unë kam strategjinë kundër tij.

Kosova Boxing: Pas këtij meçi a mund të presim edhe ndonje meç gjatë ketij viti?

Shkodran Veseli:  Kam oferta të mira për këtë vit, të shohim. Nuk dua ti bëjë publike, le të mbesin surprizë për të gjithë.

 

Të gjithë që dëshirojnë ta përcjellin kikboksierin tonë këtë të premte, meç do të zhvillohet në Linz/Tipz Arena nga ora 20:00. Biletat mund ti gjeni në adresën oeticket.com.

Përgatiti:
Artan Vërbica
20 shtator 2016 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.