Enj. Gus 6th, 2020

Denis Gashi në finale të evropianit për të rinjë

2 min read

DENIS GASHI 1Kolobrezeg, Poloni, 27 nëntor 2015 – Premtimin që na kishte dhënë Denis Gashi mbrëmë, sonte e realizoj. Ai mposhti edhe azerbejxhanasin Elmaddin Ismailov me rezultatë të ngushtë 2 me 1, por gjithsesi shumë të vlefshme.

Raundi i parë ishte i barabartë, por që ky raund u gjykua në të mirë të Elmaddin Ismailov. Por, Gashi ishte dominant në raundet e radhës në të dytin dhe të tretin ku shfaqi luftë të bukur dhe me menquri merte pikë të vlefshme. Në këto dy raunde Gashi tregoi teknikë të paparë, ndërsa që nëse nesër triumfon në finale atëhere ai mund të zgjidhet boksieri më i mirë i kampionatit.

Në Poloni gjendet edhe babai i Denis Gashit, Milazimi i cili që nga fillimi është duke e mbështetur Denisin moralisht. Kosova Boxing kontaktoi Milazimin i cili ishte mjaft i lumtur. “Jam shumë i gëzuar. Denisi tregoi luftë të bukur dhe me meritë fitoi meçin. Raundi i parë ndoshta ka qenë i barabartë, por në të dytin dhe të tretin dëshmoi se ishte më i mirë se Elmaddin Ismailov” theksoi Milazim Gashi për Kosova Boxing.

Ky suksesë duhet atribuar edhe babait të dy vëllezërve Denis dhe Agon Gashit, Milazimit. Ai i përkrahë në çdo turne dy talentët tanë. Në turneun e fundit të Lah Nimanit në Prishtinë, mori pjesë edhe Denisi ku doli fitues i turneut në kategorinë e lehtë. Krahas Denisit të ardhme të ndritur ka edhe vëllai i tij Agoni i cili ka talent të jashtzakonshëm. Edhe për te do të ndëgjohet.

Në finale Denis Gashi do të boksoj me irlandezin, James McGivern. Meçi do të filloj nga ora 15:00. Suksesi i tij me medalje të artë dhe brez të kampionit evropian do të jetë dhuratë e bukur për gjithë shqiptarët për nder të festës së flamurit, 28 nëntorit.

Artan Vërbica
27 nëntor 2015

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

RTK

RTKLive
Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.