Analizë: Ka ardhur koha të ndalet Klitschko. Fury i uritur si kurr më parë?
2 min readArtan Vërbica
28 nëntor 2015
Wladimir Klitschko, 64-3-0 (53 KO) do të mbroj titullin e kampionit të botës ndaj britanikut të pamposhtur Tyson Fury 24-0 (18 KO). Dueli i gjigantëve do të zhvillohet sonte në Esprit Arena në Dusseldorf të Gjermanisë. Meçi do të jetë e vlefshëm për brezat Super WBA, IBF, WBO dhe Ring Magazine.
Klitschko është njëri ndër figurat më emblematike e gjeneratës së sotme. Ai është në krye të kategorisë së rënd për 11-vite, që nga viti 2004. Klitschko, që nga humbja nga Brewster me 2004 ka arritur të shënoj 22 fitore rresht duke treguar superiotetin dhe dominimin e tij në kategorinë e rënd.
Arena Esprit ka kapacitet prej 54.600 ulseve dhe pritet që të mbushet plotësisht. 39 vjeçari Klitschko, mendon që pas këtij meçi të zhvillon edhe dy meçe gjatë karrierës për tu penzionuar vitin e ardhshëm. Ai ka bërë planprogramin e tij dhe duelin përfundimtar mendon t`a zhvilloj kundër amerikanit Deontey Wilder vitin e ardhshëm në Berlin të Gjermanisë.
A mundet Tyson Fury ti prish planet Klitschkos? Unë mendoj që PO, Fury ka potencial dhe nëse dueli shkon në shumë raunde, atëhere Fury do të ndal dominimin e Klitschkos. Se sa i rrëzikshëm është Fury tregon edhe shtyerja e këtij meçi nga Wladimiri. Meçi ishte paraparë të zhvillohet me 24 tetor, por Klitschko ka shtyrë përballjen për 28 nëntor, sepse ka kuptuar se Fury është serioz, i uritur për tu bërë kampion i botës. Klitschko kishte shtyrë përballjen për pesë javë, por e vërteta ishte se ai nuk ishte i lënduar por deshti ti jap kohë më shumë gjasa vetit. Nesër do të shohim fëtyrën e vërtet të Tyson Furyt dhe unë mendoj që ai do të mund ta ndal ukrainasin. Gjithsecili ka dominimin e tij dhe ka ardhur koha që Klitschko të ndalet, dhe këtë do ta realizoj Fury.
www.kosovaboxing.org
Nuk mendoj aspak se Fury mundet te fitoj perballjen sonte, kush I njef mire kta dy bokser e di mire edhe dallimin Kelliqko ka shume stil ka shume me shume shpejtesi dhe provoj, nuk mjafton vetem deshira per fitore.