RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Dardan Avdylaj sfidon titullin WKU-Europe me 7 tetor

1 min read

dardan-avdylaj-vs-anes-valenticKikboksieri ynë i talentuar Dardan Avdylaj ngadalë dhe sigurtë ka filluar ti bëjë titujt për veti. Ai deri më tani ka fituar tre tituj të rëndësishëm (Kampion i Gjermanisë dhe Austrisë në versionin WAKO në kategorinë 81 kg në vitin 2013 dhe Kampion Internacional i Austrisë në versionin ISKA në 86 kg këtë vit), ndërsa synon titullin e katërt në karrierë këtë fundjavë me 7 tetor në Vienë në ngjarjen “Heros Fight Night – 4” të promoterit shqiptarë, Mërgim Veseli. Veseli ka grumbulluar disa nga kikboksierët më perspektiv me të ardhme të ndritshme, ndërsa që evinimenti i tij ngadalë po shëndrohet në një më të mirët në Evropë.

Avdylaj për kundërshtar do të ketë boshnjakun nga Zenica e Bosne Hercegovinës, Anes Valentiç. Meçi do të zhvillohet në kategorinë deri 86 kg dhe do të jetë i vlefshëm për titullin WKU-Europe në kategorinë deri 86 kg. 

Duelet tjera interesante do të janë:
Daniel Svitek (Sllovaki) vs. Michal Chmielewski (Poloni) – 66 kg/3X3 – Muay Thai Superfight
Samuel Kaminger (Austri) vs. Djordje Cicmilovic (Serbia) – 70 kg/3X2 – K-1Superfight
Markus Ehrenhofer (Austri) VS. Milan Kovaç (Zvicër) – 76 kg/3X3 – K-1 Superfight
Milan Ali Durica (B&H) vs. Daniel Cikareviç (Austri) – 80 kg/3X2 – K-1 Superfight
Dardan Avdylaj (Kosovë) vs. Anes Valentiç (B&H) – – 86 kg/5X3 – WKU Europe

www.kosovaboxing.org
5 tetor 2016 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.