RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Donjeta Sadiku fiton të artën edhe në turneun ndërkombëtar “Ballkan Women Tournament”

1 min read

donjeta-sadiku-123Sofje, Bullgari, 5 tetor 2016 – Shkëlqimi i Donjeta Sadikut po vazhdon edhe më tutje. Pasi fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian këtë muaj në Ordu të Turqisë e zhvilluar nga 19 deri 25 shtator, Donjeta nuk pushoi as një javë të plota. Ajo udhëtoi drejt Bullgarisë në turneun Ballkanik në kryqendrën e Bullgarisë në Sofje në  turneun ndërkombëtar “Ballkan Women Tournement”.

Donjeta nuk pati kundërshtare në gjysëmfinale duke e kaluar pa luftë në finale. Në finale u takua me kinezën Luo Qianmei, të cilën e mposhti me nakaut teknik në raund të katërt. Ky triumf tregon edhe një herë superiotetin që ka Donjeta. Ajo dal ngadalë po shëndrohet në njërën ndër boksierët më premtuese në botë.

Puna e saj duhet lavdëruar trajnerit të saj, Besim Brahimi. Brahimi me një punë dhe përkushtim ka sjellur rezultatet kulminante të Donjetës. Në këtë turne referoi edhe gjyqëtari ndërkombëtar kosovar, Latif Demolli.

Kosovaboxing.org
5 tetor 2016 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.