RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Canelo – kampion i padiskutueshëm botëror

2 min read

MGM Grand, Las Vegas, 6 nëntor 2021 – Meksikani, Canelo Alvarez (57-1-2, 39 KO) ka dëshmuar superioritetin e tij edhe njëherë sonte duke mposhtur amerikanin Caleb Plant (21-1-0, 12 KO) me nokaut në raund të 11-të.

Ishte ky dueli unifikues i katër titujve botëror, që Canelo i kishte WBC, WBA dhe WBO dhe i mungonte ai IBF që ishte pronë e Plant, por që mbrëmë arriti edhe atë ta bëjë për veti dhe tani Canelo ka katër brezat botëror dhe është mbret i kategorisë super të mesme.

Canelo i bashkangjitet pesë boksierëve të tjerë që kanë arritur të fitojnë 4 brezat e një kategorie. Këtë më parë e kishin arritur, Bernard Hopkins me 2004 në kategorinë e mesme. Një vit më vonë me 2005 ishte Jermain Taylor që fitoi katër titujt në kategorinë e mesme. Terence Crawford me 2017 fitoi katër brezat në kategorinë super të lehtë. Oleksander Usyk me 2018 i fitoi të katër brezat në kategorinë kruzer. Josh Taylor këtë vit i mblodhi katër titujt në kategorinë velter dhe ja tani Canelo hyn në këtë list si kampion i padiskutueshëm me katër titujt e fituar në kategorinë super të mesme.

Canelo sot për sot është boksieri më i mirë në planet sipas gjithë ekspertëve dhe njohësve të boksit. Ai vet sot është boksi dhe shkëlqësia e sportit fisnik. Se cili do të jetë hapi i radhës, mbetët të shihet. Sigurisht që pritet ai të sfidoj vetën edhe në kategorinë gjysëm të rënd.

Artan Vërbica
7 nëntor 2021

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.