RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Boks Amator: Kadri Murseli fiton të artën në “Podgorica 2010”

1 min read

Përfaqësuesja e Kosovës mori pjesë në turneun e Malit të Zi “Podgorica 2010” me dy boksier, Kadri Murseli (81 kg) dhe  Musa Aliu (64 kg). Me dy boksierët tanë kishin udhëtuar selektori Mehmet Haxhani dhe gjyqëtari Latif Demolli.

Musa Aliu u ndesh me boksierin Dragan Pesic  (vellau i vogël i Bojan Pesic).  Aliu filloi duelin mirë, mirpo qysh në raundin e pare u lëndua, ku nxorri krahun nga vendi, dhe u detyrua t`a dorëzoj meçin.

Kadri Murseli shkëlqu kundër malazesit, Nikola Milacic duke i dhënë knock-out në raund të parë. Kjo fitore e boksierit tonë nga Ferizaji e heshti palestrën dhe afro 300 shikues që ishin prezent. Qysh në fillim boksieri ynë u fishkëllua por goditja e forte e tij e bëri që ai më pastaj të duartrokitet nga publiku malazes. Kjo fitore është e mirëseardhur duke pasur parasysh se boksieri nga Mali Zi ka përvoj dhe ishte pjesëmarrës në kampionatin evropian për junior.

Në këtë turne referoi edhe gjyqëtari ynë, Latif Demolli. Juria profesionale zgjedhi boksierin tonë, Kadri Murseli, boksierin më të mire të huaj, ndërsa boksieri më i mire u shpall, Bojan Pesic, fituesi i fundit i turneut tonë tradicional Adem Jashari.

Artan Vërbica
15 Janar 2010

1 thought on “Boks Amator: Kadri Murseli fiton të artën në “Podgorica 2010”

  1. Me vjen mire se pari qe Kosova ka marr pjese e se dyti edhe me shume qe fitoi Kdriu,e besoj se e ka nje karier te mire ky djalosh nga ferizaji.
    vetem perpara se jeni te mire dhe pa konkurenc.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.