RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Besnik Limani synon titullin e kampionit të Austrisë

1 min read

Thaiboksieri nga Zajazi i Maqedonisë, Besnik Limani, për KosovaBoxing.org ka njoftuar se meçi i tij i ardhshëm do të jetë më 26 qershor në Vjenë të Austrisë. Sipas Limanit, i cili ka edhe pasaportë austriake, kundërshtarët e tij ende nuk dihen pasi kjo do të jetë një turne amatorë të cilin do ta organizoj trajneri i tij personal Dietmar Molzer. “Pas gjashtë muajve po kthehem sërish në ring. Jam i përgatitur maksimalisht për këto ballafaqime pasi gjatë gjithë kohës kam pas sparring të fortë siç janë thaiboksierat, Fadi Merza, Alan Karczevski dhe Marko Fidanzia. Nuk dihet ende se me kë do të ndeshem po jam i sigurt se aty do të jenë 3-4 kundërshtar nga klasit tim. Shpresoj se do të arrij të bëhem kampion”, tha Besnik Limani. Ndryshe, duhet cekur se thaiboksieri nga Zajazi, ka një kohë të gjatë që nuk ka pësuar humbje, kështu që së shpejti atë pritet ta shohim edhe në boksin profesionist. “Gjithçka në karrierën time është duke shkuar sipas planit të paraparë, shpresoj se së shpejto do të ngjitem edhe në ringun profesionist”, deklaroi Limani.

Avdyl Salihu
19 Qershor 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.