RTK

RTKLive
21 Tetor, 2021

Sefer Seferi bokson për titullin WBF Internacional

1 min read

Seferi Seferi 10-0 (9 KO) do të bokson në parameç të vëllaut të tij, Nuriut,  këtë të shtunde në Vienë të Austrisë. Seferi do të luftoj kundër boshnjakut Adnan Buharalija 21-8-2 (14 KO). Dueli do të jetë i vlefshëm për titullin WBF Internacional. Kjo do të jetë lufta e parë e Seferit për ndonjë titull. Seferi nuk ka zhvilluar asnjë duel këtë vit mirpo vazhdimisht kanë ushtruar me vëllaun Nurin për sfidat që mund t`i afrohen, dhe  ja tani të dy vëllezërit janë para një shinimi tjetër historik, ku te dy do të mundohen të shtojnë bagazhit të tyre edhe ndonjë titull.

Lajmin për Kosovaboxing.org e ka bërë menagjeri i njohur në Gjermani, Mirko Skoko i cili është bashkpuntor i afërt i yni. Skoko na tregoi se po mundohet që edhe boksierit strugan që ka debutuar këtë vit me shumë sukses Agron Xhilas t`ia gjej një kundërshtar për 26 Qershor. Mirko Skoko poashtu na bëri me dije se ka bërë kontakte edhe me një shqiptar tonin shumë të njohur në ringjet tona, por këtë do t`a mbajmë sekret deri në ditët e fundit, kur edhe do të finalizon kontratën me te.

Artan Vërbica
23 Qershor 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.