Pre. Gus 7th, 2020

Armend Xhoxhaj fiton trofeun e Adem Jasharit për herë të dytë radhazi

1 min read
Armend XhoxhajPalestra Karagaçi, Pejë, 29 nëntor 2015 – Ka përfunduar edhe një edicion i turneut tradicional “Adem Jashari”. I 17-ti me radhë i takoi boksierit tonë nga Prizreni, Armend Xhoxhaj. Xhoxhaj për herë të dytë me radhë fitoi turneun.

Pas nëntë dueleve finale, juria në përbëbërje me Xhevdet Pecin, Liridon Zeqirin, Zef Gjonin, Jure Llozançiqin dhe Michael Timmin dhanë këto vlerësime. Për boksierin më të mirë të këtij turneu, u shpall Armend Xhoxhaj. Tekniku më i mirë u zgjodh Violant Sylejmani. Boksieri më Fair-Play Durim Oraça nga Kroacia. Dueli më luftarak u zgjodh ai ndërmjet gjermanit Marutjan Arayk dhe Alban Beqirit nga Shqipëria. Boksieri më i mirë vendor u shpall, Naser Shala.

Kosova Boxing
30 nëntor 2015

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

RTK

RTKLive
Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.