RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Tyson Fury kampion i ri i botës në kategorinë e rënd

2 min read

Tyson FuryEsprit Arena, Dusseldorf, Gjermani, 28 nëntor 2015 – Tyson Fury ka ndëprerë dominimin 9-vjeçar të ukrainasit Wladimir Klitschko. Ai sonte pas një lufte të fortë arriti të triumfoj me vendim unanim pas 12-raundeve. Dy gjyqëtarë e kishin vlerësuar fitoren e Furyt me 115-112, ndërsa njëri më të thellë 116-111. Ndërsa Kosova Boxing i kishte dhënë një rezultatë më të ngushtë, 115-113 për Furyn në numërimin tonë të raundeve dhe goditjeve të zhvilluar në këtë meç,

Dueli ishte një luftë psiqike ku Fury që nga fillimi diti të mbajë koncetrimin deri në fund. Që në raundin e tretë Fury filloi të boksoj më shumë me krahë të hapur, ndërsa dominoi krosheja e tij e majtë dhe aperkati i djathtë si në trup po ashtu herë pas heri në fëtyrë. Nga këto klinçe, Klitschko disa herë pranoi goditje në arkadën e majtë ku seriozisht ai u lëndua. Mendojm që fitorja e Furyt erdhi sidomos me goditjet e tij në trup ku e lodhi dukshëm Klitschkon. Ky ishte faktori kryesor, ndërsa që për ta vërtetuar këtë e theksoi edhe ish-kampioni i botës, legjenda Lennox Lewis pas meçit. Ai theksoi se Fury fitoi me “Body-Shot”.

Pra, tash pas shumë vitesh ndalet dominimi i Klitschkos. Mendoj se kjo është e mirë për boksin e sidomos për kategorinë e rënd ku tani do të ketë kjo kategori një freski dhe një fëtyre tjetër të kampionit. Pas këtij meçi Klitschko kërkoi revansh, por ky revansh do të ishte mirë të zhvillohej në Britani të Madhe. Nuk kemi akoma informatë se para kësaj përballje, a kanë pasur marrëveshje për revansh nëse fiton Fury, por do ta mësojm në ditët në vijim.

Në fund, sonte fitoi boksi. U ndal dominimi i Klitschkos, periudha e re do të mund të jetë e Furyt, por ai duhet të dëshmohet sa i mirë është me disa kundërshtar të denjë si Deontay Wilder, Bermane Stiverne, Anthony Joshua, etj.

Artan Vërbica
29 nëntor 2015   

3 thoughts on “Tyson Fury kampion i ri i botës në kategorinë e rënd

  1. Me heret gjate dites e lexova analizen e juaj rreth ndeshjes ku ju kishit parashikuar fitoren e Fury dhe me thene te drejten nuk mu duk e qelluar. Por kishit pasur te drejte…Vitet po e bejne te veten ne cdo sport dhe sot u pa qe koha e Klitchkos ka mbaruar.

  2. Klitschko esht shum i madh me vet faktin qe per 9 vite e me teper ka pas kundershtaret me te fort ne bot dhe te gjith i ka rrahur dhe besoj qe edhe furyn ka kapacitet me rrah edhe ate me KO por mendoj se kjo e shtune nuk ishte nje dit e mir per klitschkon dhe asnjeher me as nje kundershtar nuk e kam par qe ka boksu sikur me furyn klichko po te kishte koh edhe nje rund do ta nokautojke furyn ku u pa mir ne fund te rundes 12 edhe pse i lodhun klichko i tregoi furyt se esht nje uk i vjeter dhe besoj qe ne mars ose ne prill nese do te ndodh nje ri mach do te keni nje fury te nokautuar qysh ne 3 rundet e para aj esht nje llafazan nje ftyr negative si e nikola valuevit te rusis qe nuk e donte publiku edhe ky esht nje ftyr e majmunit si valuev mu kujtohet meqi i furyt kur u rreh ndaj stve cunninggham kur me nje kroshe te fort e pat qit ne tok stevi furyn si lopen e pat shtri per tok. besoj ne nje rikthim shum te shpejt te klitchkos dhe shum te fort

  3. ARTAN jeni Analist dhe Expert i Boxit.
    Shfrytzojeni ket dijeni / talent e merruni me Promotim / menagjim, te sportistave luftarak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.