Ardian Krasniqi shënon fitoren e 7-të në boksin profesionist
1 min readLugano, Zvicër, 22 Maj 2010 – Ardian Krasniqi ka shënuar fitoren e shtatë në shtatë duele sa ka zhvilluar në boksin profesionist. Krasniqi 7-0 (4 KO) zhvilloi një luftë të menqur nga raundi i parë deri në fund duke dominuar plotësisht kundër spanjollit Francisco Gonzales Torres 2-3-0. Për Krasniqin 25-vjeçar ky është një sukses mjaft i lartë në boksin profesionist për vitin e dytë që e ka filluar. Ai vitin e kaluar zhvilloi vetem tre duele ndërsa këtë vit ka filluar edhe më furishëm duke shënuar katër fitore për pesë muaj.
“E fillova duelin mirë dhe nuk u nguta. Spanjolli Torres ishte mjaft i qëndrueshëm, ku në raundet pesë dhe gjashtë e godita mjaft por ishte e vështirë ta qitja në dysheme. Si do që të jetë, fitorja është e vlefshmë dhe jam i kënaqur me paraqitjen time” deklaroi Krasniqi për Kosovaboxing.org.
Gjyqëtarët e vlerësuan duelin me 60-54, 60-54 dhe 60-55. Vetem një ishte që e vlerësoi një raund me barazim, të tjerët vlerësuan boksierin tonë si më të mirë në të gjitha raundet.
Artan Vërbica
22 Maj 2010