RTK

RTKLive
8 Gusht, 2022

Ardian Krasniqi mund bjellorusin me vendim unanim

1 min read

Ascona, Zvicër, 1 Prill 2011 – Ardian Krasniqi 9-0 (5 KO) ka shënuar fitore me vendim unanim pas gjashtë raundeve në përballje me bjellorusin Siarhei Navarka 7-29 (2 KO). Ky ishte meçi parë për Krasniqin në këtë vit. “Ishte një duel i fortë. Kundërshtari ishte mjaft i përgaditur dhe me një eksperiencë të madhe. Jam i lumtur që fitova” deklaroi Krasniqi. Ky meç do t`i shërbej mjaft shumë në të ardhmen, ku fitoret e tij do të jenë faktorë për suksese në të ardhmen. “Nga ky meç mësova shumë edhe pse ishte duel i vështirë. Gradualisht po hyj në formë, dhe nuk më ngutet, pasi që kam pasur të lënduar dorën” tha Krasniqi për Kosovaboxing.org. Duelin e radhës Krasniqi do t`a zhvilloj me 4 Qershor në qytetin Baden të Zvicrës. Krasniqi për kundërshtar do të ketë ukrainasin Vladimair Borovski. Këtë meç Krasniqi do t`a zhvilloj në tetë raunde. Ai edhe vitin e kaluar e kishte të arranzhuar takimin me Borovskin, po për shkak të lëndimit të krahut e kishte anauluar meçin, ku më pastaj pas operimit pushoi gjashtë muaj. Poashtu Krasniqi shpreson që në fund të vitit të luftoj për ndonjë titull të vogël. Këtë ja ka premtuar menagjeri i tij Migele Barra.

Artan Vërbica
2 Prill 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.