Shkruan: Artan Vërbica

Manny Pacquiao (59-7-2, 387 KO) do të sfidoj titullin e kampionit të botës në kategorinë velter në versionin WBA, kundër kampionit aktual botëror, argjentinasit Lucas Martin Matthyesse (39-4-0, 36 KO). Dueli i tyre do të zhvillohet me 15 korrik në Kuala Lumpur të Malejzisë.

Për Pacquiaon do të jetë dyluftimi i 12-të për titull bote që nëse fiton, ai do të shënoj edhe një rekord personal botëror dhe vështirë për tu arritur nga ndonjë boksier tjetër. Por, ajo që kemi vërejtur këto ditë nga Pacquiao është një gjë e pazakontë. Ai po jap deklarata të pamatura duke dëshiruar të jetë në fokus dhe vëmendje, gjë që nuk ka qenë në natyrën e tij të mëparshme. Pasi triumfoj në fundjavë Vasyl Lomachenko kundër Jorge Linares, Pacquiao i dërgoi mesazh ukrainasit se do të mund të boksoj kundër tij për titullin e kampionit të botës në kategorinë e lehtë. Nuk u ndal me kaq, ai ftoi edhe Floyd Mayweatherin për revansh… Por, a do të ishte më mirë që Pacquiao të fokusohet në Matthyessen! Sigurisht që po, duke mos e nënçmuar. E para, ai po harron se Matthysse nakautoi tajlandezin e pamposhtur Tewa Kiram (38-1-0, 28 KO) duke fituar titullin e kampionit të botës me një shkëlqim të jashtzakonshëm. E dyta, Pacquiao po harron që është afër të dyzatave, ku në janar do të mbush 40-vjet. Ai ka filluar të bëhet vetijak dhe i pakontrolluar, po dëshmohen deklaratat e tij të pamatura. Një fakt tjetër është edhe largimi i tij i trajnerit që ishte me të për 15-vite me Freddie Roach. Roach i tha se duhet të penzionohet kur pësoi vitin e kaluar nga Jeff Horn e kjo nuk i pëlqeu tetë herë kampioni i botës në tetë kategori të ndryshme. Martesa e tyre trajner-bokser përfundoi në mënyrë të dhimbshme duke qenë shembull jo vetëm i boksit, por i gjithë sportit.

Ai që ishte Pacquiao dhjetë vite më parë “Mbret i boksit” sot është Vasyl Lomachenko. Edhe pse jam një adhurues i madh i filipinasit, ai sot nuk ka asnjë shancë kundër Lomachenkos, i cili sot për sot është “Pound-4-Pound” mbret i boksit botëror. Ndërsa kundër Mayweather do të ishte meç ideal dhe me fitore ndaj tij, do të ishte mirë të penzionohet. Por e vështirë është që Mayweather të pranoj ofertën e tij, vetëm nëse amerikani i qet kushtet e tij.

Manny Pacquiao duhet të penzionohet!

Pacquiao do të mund të marrë edhe një shembull të mirë nga Juan Manuel Marquez me të cilin boksoi katër herë, duke fituar dy herë, një barazuar dhe duke humbur duelin e katërt me nakaut. Marquez refuzoi ofertën 100 milion dollar të boksoj për të pestën herë me Pacquiao, duke dëshiruar të jetoj vitet e mbetura me krenari duke mbetur ikonë e boksit meksikan.

Marquez refuzoi 100 milion dollarë të boksoj për herë të pestë me Manny Pacquiao

Prandaj, gjëja më e mirë do të ishte që Pacquiao të penzionohet me fitore ndaj Lucas Martin Matthyesse. Ai mbetëtë shembull i sportit dhe është ndër 10-boksierët më të mirë të gjitha kohërave.

www.kosovaboxing.org
16 maj 2018