RTK

RTKLive
14 Dhjetor, 2024

Cili do të jetë fituesi, Adonis Stevenson apo Badou Jack?

2 min read

Dy kampionët e botës në kategorinë gjysëm të rënd, kanadezi Adonis Stevenson dhe suedezi Badou Jack do të ballafaqohen këtë të shtunë me 19 maj në Toronto të Kanadasë. Ky duel pritet me mjaft interesim pasi të dy boksierët kanë vlera të caktuara dhe përballja do të jetë mjaft e paqartë sa i përket fituesit, duke ditur cilësit e dy boksierëve. Meçi i tyre do të jetë vlefshëm për titullin e kampionit të WBC-së.

Adonis Stevenson (29-1-0, 24 KO) do të mbroj titullin e WBC-së për herë të nëntë. Ai e fitoi këtë titull pesë vite më parë me 2013 duke nakautuar Chad Dawsonin dhe që ajo kohë u bë mbret i këtij brezi edhe pse në disa raste i iku përballjes me rusin Sergey Kovalev.

Ndërsa, Badou Jack (22-1-2, 13 KO) i cili u shpallë kampion i botës në WBC me 2015 në një kategori më të ulët në kategorinë super të mesme, për dy vite deri më 2017 arriti që tre herë ta mbroj titullin e kampionit të botës. Barazimi i padrejtë me britanikun James DeGale ishte zhgënjyes, që më pastaj kaloi në kategorin gjysëm të rënd. Ai në meçin e parë në kategorinë gjysëm të rënd, sfidoi titullin e kampionit të botës në WBA duke e mposhtur ish-kampionin e botës Nathan Cleverly me nakaut teknik në raund të pestë. 

Cilat do të janë gjasat? Unë nuk shoh ndonjë favorit në këtë përballje! Stevenson godet fuqishëm, ndërsa Badou Jack është më teknik. Këto janë dy tiparet që i karakterizojnë këta dy boksier. Nëse Stevenson arritë që të vije te shprehja e goditjes atëhere Jack do të nakautohet, por nëse Jack nuk lëshohet në luftë të drejtpërdrejt dhe bokson në mënyrën e tij duke shprehur diturin e tij, atëhere ai do të dal fitues. Do të jetë meç mjaft interesant ku gjithë bota këtë fundjavë me vëmendje do të janë në Toronto.

Artan Vërbica
18 maj 2018

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.