Nga: Artan Vërbica

Foto: Eroll Popova

Haxhi Krasniqi vs. Eroll PopovaData 22 prill, po pritet me padurim nga gjithë adhuruesit shqiptarë ku boksieri ynë Haxhi Krasniqi do të përballet me ish-kampionin e botës, Arthur Abraham. Ky meç njëherit do të zhvillohet në Erfurt të Gjermanisë dhe do të jetë i vlefshëm për eliminator për titullin e botës në kategorinë super të mesme në versionin WBO.

Për Krasniqin do të jetë rasti i tretë për të fituar të drejtën të sfidoj titullin botës, pasi ai pati rastin dy herë kundër britanikut, Nathan Cleverly me 2013 dhe kundër Juergen Brahmer me 2015, por që nuk pati suksesë.

Kjo përballje e vështirë kundër njërit ndër boksierët më të mirë në dy dekadat e fundit në Gjermani por edhe në Botë, Arthur Abraham, nuk do të jetë aspak e lehtë, duke ditur cilësit e Abrahamit dhe egon e tij që sërish të marrë rastin për titull bote. Abraham edhe pse në një moshë 36-vjeçare, ai nuk bënë të nënçmohet, duke qenë akoma i rrëzikshëm, por duhet pranuar se shkëlqësia e tij nuk është sikur se ka qenë më parë në dy katgoritë ku ka dy luftuar, në të mesmen dhe super të mesmen. Në anën tjetër e theksuam më lartë që Krasniqi ka pësuar dy humbje për titull të botës, por nga këto dy humbje ai ka mësuar shumë dhe nuk do të përsërisë gabimin. Ai tani është më pjekur se kurr më parë dhe pret rastin e tij, i urritur që sërish të jetë pranë titullit të botës.

Nga analiza ime personale, mund të konkludoj se Krasniqi do t’ia dal kundër Abrahamit. Puna e tij e vazhdueshme, ka treguar se ai është i gatshëm që së pari të fitoj Arthur Abrahamin e pastaj të sfidoj Gilberto Martinez, kampionin më të fuqishëm konsideroj sot në kategorinë super të mesme. Afërsia ime me vite ka kuptuar filozofinë e Krasniqit dhe në bashkbisedime të përbashkëta shohim që ai e dëshiron fitoren ndaj Abrahamit. Krasniqi ka mundur të evitoj duelin me Abraham duke boksuar me njërin nga bokserët tjerë në TOP-15 në WBO dhe WBA, dy versionet ku ai gjindet lartë i ranguar, por ka qenë vetë ai që ka dashur këtë përballje me Abrahamin duke mos iu shmangur asnjëherë dhe duke dëshiruar atë dhe ja tani ai është pranë që të shkruaj sërish historinë e tij të bujshme që e ka ndërtuar me vite të tëra.

Si do të rrjedhë meçi, Krasniqi dhe Abraham?
Duke ditur cilësitë e dy boksierëve, meçi do të jetë sfidues dhe emocional në çdo moment. Abraham do të mundohet të shfrytëzoj goditjen e fuqishme, por Krasniqi këtë pjesë të strategjisë së tij do ta evitoj. Krasniqi dihet për fizikusin e tij trupor, ku do të parandalon goditjet e Abraham me luftë nga afër. Kuptojmë që luftën Krasniqi nuk do ta lejoj në distancë por në gjysëm distancë dhe luftë nga brenda që do ti konvenoj Krasniqit. Marrë parasysh Krasniqi do të dij të marrë pikë nga mbrenda dhe lufta do të përfundoj në dobi të boksierit tonë ose me vendim unanim ose me nakaut nga raundet e fundit. Krasniqi do të penzionoj Abrahamin, ku rrugëtimi i boksierit tonë do të ecë para. Ky mendoj do të jetë epilogu kryesor i këtij meçi duke shpresur në menqurinë e boksierit tonë.

Shpresojmë që kjo të jetë e treta e vërteta për Krasniqin dhe ai të mposhtë Abrahamin. Pastaj do të ketë kohë të përgatitet për Gilberto Ramirezin e ne do të kemi kohë dhe rast të shpresojmë që më në fund ne shqiptarët të kemi kampionin e parë botëror.

www.kosovaboxing.org
6 prill 2017