Javë e susksesshme e boksierëve shqiptarë në Evropë
1 min readJavën që lam pas u karakterizuan disa duele interesante të boksierëve tanë në gjithë Evropën.
Burgdorf, Zvicër, 1 prill 2017 – Nuri dhe Sefer Seferi patën përballjet e tyre mjaft domethënëse. Nuri Seferi (38-8-0, 22 KO) kishte përballë boksierin hungarez Laszlo Hubert (49-22-1, 33 KO) të cilin arriti ta mposht me nakaut në raund të katërt. Sefer Seferi (22-1, 20 KO) dyluftoi për titullin WBF-Intercontinental. Ai mposhti aergjentinasin Marcelo Ferreira Dos Santos (22-10-1, 18 KO) me nakaut në ruand të pestë.
Dortmund, Gjermani, 1 prill 2017 – Besar Nimani zhvilloi meçin e 23-të në karrierë në boksin profesionist. Nimani (23-1, 18 KO) përballë pati gjeorgjianin, Paata Adushvilli (23-17-3, 15 KO) të cilin e mposhti me vendim unanim pas 6 raundeve.
Lucern, Zvicër, 1 prill 2017 – Në Lucern të Zvicrës Tefik Bajrami shënoi fitoren e radhës. Bajrami (11-1-0, 8 KO) mposhti argjentinasin, Diego Javier Sanabria (58-18-3, 46 KO) me nakaut në raund të shtatë.
Budapest, Hungari, 2 prill 2017 – Talenti shqiptar me residencë në Austri, Arlind Sulejmani (9-0, 3 KO) pati përballjen e radhës në Budapest të Hungarisë. Ai mposhti hungarezin Ladislav Nemeth (8-42-7, 3 KO) me vendim të gjyqëtarëve pas 6 raundeve.
www.kosovaboxing.org
3 prill 2017