RTK

RTKLive
26 Shtator, 2022

Analizë: Duhet të jemi të kënaqur me fitoren e Krasniqit

3 min read

Shkruan: Artan Vërbica, 11 janar 2016 

Foto: Eroll Popova

12511521_1036885223000483_362345614_nFitorja e fundit hap një pasqyrë të re në karrierën e Haxhi Krasniqit. Ai shënoi një fitore të vlefshme ndaj boksierit turk me nënshtetësi gjermane, Cagri Ermis. Me këtë fitore Krasniqi nis rrugën e tij të re drejt titullit të kampionit të botës në kategorinë super të mesme. Kjo rrugë nuk është edhe aq e lehtë sepse për të ardhur deri te maja ai duhet ti kaloj disa sfida që nuk janë të lehta. Shumë shikues shqiptarë por edhe gjerman nuk janë dalur të kënaqur me performancën e Krasniqit të shtunën mbrëma, mirëpo duhet të jemi real dhe të kënaqur, sepse Krasniqi ka pasur një sprovë të re, ndrimin e kategorisë që nuk është e lehtë dhe poashtu ai fitoi ndaj një kundërshtari të çmuar dhe të vlerësuar dhe deri në fund ndaj tij ishte luftë. Gjithë kësaj këmbëngulje të Krasniqit duhet shtuar synimin e tij, i cili ndoshta boksoi më shumë me zemer se sa me kokë, por erdhi në shprehje karakteri i tij i cili gjatë gjithë meçit ishte këmbngulës duke mos iu shmangur asnjëherë luftës.

Krasniqi nuk duhet të nxitojë?
Krasniqi tashmë ka vendosur rrugëtimin e tij. Ai duhet të mos ngutet, dhe të zhvilloj edhe dy apo tre meçe gjatë vitit 2016 ndaj kundërshtarëve të kalibrit të Cagri Ermisit. Me duele të tilla, atij i duhet akoma adaptimit në kategorinë e re për të, atë super të mesme. Pastaj duhet të pranojmë se humbja nga Brahmer ka lënë pasoja dhe atij i duhet të kthej vetëbesimin për duelet që e presin. Dhe çka është më e rëndësishme për te, është diciplina. Themi diciplina sepse kategoria super e mesme është kategori shumë e ndjeshme dhe vetëm me diciplinë duhet mbajtur peshën që është shumë më e vështirë të mbahet se ajo e kategorisë gjysëm të rënd. Kampioni i shumëfisht botëror në kategorinë super të mesme, Joe Calzaghe, pas përfunditit të karrierës me 2008, u penzionua si i pamposhtur me rekord 46-0 (32 KO) duke mposhtur shumë ikona botërore, si Roy Jones Junior, Chris Eubank, Bernard Hopkins, Omar Sheika, etj. Në librin e tij të botuar ai thekson se cili ka qenë sekreti i tij i suksesit. “Kundërshtarin tim më të madh në karrierë e kam pasur mbipeshën. Edhe kur nuk kam zhvilluar meçe, nuk kam lejuar të jam mbi 78 kg”. Kjo është dukur nga shumë si jo e vërtetë, mirëpo shumë studiues të boksit kanë konstantuar se kjo qëndron e vërtetë dhe vetëm ata boksier të diciplinuar që nuk kanë lejuar të shtojnë më shumë se që duhet kanë dhënë rezultatë. Prandaj sigurisht që edhe kjo ripërsëritje e suksesit të Calzaghes do të ndihmojë boksierin tonë Haxhi Krasniqit që pas fitores mos të lëshohet me shtimin e peshës. E morëm si shembull Joe Calzaghen sepse edhe ai ka boksuar për 16-vite në kategorinë super të mesme.

www.kosovaboxing.org 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.