RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Analizë: Canelo dhe Cotto meriton nominimin e meçit të vitit

2 min read

Artan Vërbica
23 nëntor 2015 

Cotto vs. CanelloDueli i zhvilluar në fundjavë në Mandalay Bay Hotel&Casino në Las Vegas ndërmjet Meksikanit Saul Alvarez Canelo dhe portorikanit Miguel Cotto ka përmbushur parashikimet dhe mund të vlerësohet meçi i vitit. Ky meç ishte aq i bukur dhe aq i pastërt nga dy boksierët sa që në raund të shtatë shikuesit kanë mund ta shohin klinçin e parë ndërmjet tyre. U tregua forca e Canelos, ndërsa në anën tjetër Cotto me teknikën e tij, fascionoj të gjithë. Erdhi në shprehje ajo e cila është përfoluar nga analistët botëror, kategoria e mesme në të cilën u zhvillua meçi, kategoria e cila është e Canelos. Pastaj siç është parashikuar dhe ka ardhur në shprehje edhe gjatësia e Canelos 179 cm, karshi Cottos 170 cm. Si dhe mosha, Canelo 25 vjeçar, ndërsa Cotto 35 vjeçar. Këto ishin faktorët që u përcaktuan në këtë përballje fituesin, edhe pse dueli ishte shumë i ngushtë dhe në asnjë moment nuk është ditur se cili do të jetë fituesi.

Siç e theksuam që meçi ishte superior, e keqja e kësaj mbrëmje ishte gjykimi i një anshëm. Tre gjyqëtarët vlerësuan fitoren e Canelos me rezultatë të thellë, 118-110, 119-109 dhe 117-111. Kjo ishte diçka radikale dhe skandaloze. Për afërsisht meçi ka qenë 115-113 për Canelon, por jo këtë vlerësime që dhanë gjyqëtarët. Është ditur se gjyqëtarët do të jenë kundër Cottos, sepse ai refuzoi të paguaj 1.1 milion dollar për brezin e ri të WBC-së, nëse do të dalte fitues, si dhe në këtë duel pati ndikim promoteri i Canelos, Oscar De La Hoya i cili ishte organizator i meçit.

Pas meçit ka pasur reagime të shumta. Ajo që është parë në fund të meçit dhe që konkuron për foton e vitit, ishte puthja e Cottos në ballë Canelos, shenjë e respektit. Mirëpo edhe Cotto pas një dite ka ardhur me një reagim të tij duke thënë se pas shikimit të xhirimit të meçit, unë kisha fituar tetë raunde.

Me të vërtetë në boks duhet ndryshuar diçka që gjyqëtarët dhe federatat mos të janë pre e organizatorëve, për ndryshe me vendimet e gjyqëtarëve po vritet boksi. Një gjykim i tillë ishte edhe në meçin e shekullit ndërmjet Mayweather dhe Pacquiaos, ku iu dha fitorja e lartë Mayweatherit.

www.kosovaboxing.org 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.