Zyrtare: Gjergjaj kundër Haye me 21 maj
1 min readLondër, 30 mars – Është zyrtarizuar meçi ndërmjet boksierit tonë Arnold Gjergjaj dhe ish-kampionit të botës, David Haye. Siç e kishim paralajmëruar ditë më parë ky meç do të zhvillohet me 21 maj në O2 Arena në Londër.
Gjergjaj i cili është i pathyeshëm në 29 meçe me rekord brilant 29-0 (22 KO). Ai do të synon fitoren jubilare dhe më të madhen në karrierën e tij, të 30-tën. Ndërsa që Haye pret që me fitore ndaj Gjergjaj të afrohet akoma më afër në renditje duke sfiduar sërish titullin e botës.
“Padyshim se është ndeshja më e madhe në jetën time dhe është një mundësi që nuk do ta lëshoj. Të luftoj në një arenë të madhe kundër një ish-kampioni të peshave të rënda do të jetë motivim për mua dhe kjo më jep mundësi që t’i tregoj aftësitë e mija të boksit”, ka thënë Gjergjaj në konferencë për gazetar.
“Kam respekt për ‘The Hayemaker’- ai pati pesë vjet të shkëlqyeshme, por i ka ardhur fundi, jam këtu për të fituar. Po e paralajmëroj Hayen se nuk duhet të më nënvlerësoj – jam i pamposhtur dhe e kam ndërmend të qëndroj kështu”, ka theksuar Gjergjaj në vazhdim.
Kosova Boxing vazhdimisht do t`ju sjellë të rejat e kësaj përballje.
Artan Vërbica
30 mars 2016