RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Zenunaj po e impresionon ish-boksierin legjendar, tani trajnerin Robert Garcia

2 min read

Dardan Zenunaj dhe Vasyl LomachenkoDardan Zenunaj ka katër muaj që është duke stërvitur në klubin e boksit “Robert Garcia Boxing Academy” në Pacific Avenue në Oxnard të Kalifornisë. Zenunaj me paraqitjet e tij të deri tashme ka fascionuar ish-boksierin legjandar, tashmë trajner Robert Garcia me paraqitjet e tij. Zenunaj kishte shkuar për disa ditë apo javë tek akademia e Garcia-s, por që është pëlqyer nga meksikani dhe është ndalur deri më tani. Tani Garcia është duke u përgatitur për një punë të gjatë me Zenunaj dhe njëherit duke i rregulluar dokumentet e qëndrimit fillimisht për tre vite dhe poashtu dhe lejën e punës që është e domosdoshme për të boksuar në SHBA.

Zenunaj duelin e fundit e zhvilloi në nëntor të vitit të kaluar kur fitoi titullin vakant të WBA-International në kategorinë super pendël ndaj franqezit Karim Chakim me nakaut nëDardan Zenunaj 1Dardan Zenunaj 3 raund të nëntë. Kjo fitore atë e pozicionoj në pozitën numër 13-të në versionin WBA, dhe gradualisht deri më tani ai erdhi tek pozicioni numër 9-të. Ai pritet që në muajin shtator të debutoj në SHBA dhe sfidat për te do të janë të mëdha.

Deri më tani Zenunaj është përzgjdhur nga boksierët kampion të botës për të bërë sparring si kampioni i botës në kategorinë super pendël në versionin WBO, Mikey Garcia 34-0 (28 KO), pastaj kampioni i botës në kategorinë pendël nëversionin WBA, argjentinasi Jesus Marcelo Andres Cueller. Edhe me kampioni olimpik me 2008 në Pekin dhe Londër 2012, dhe tashmë kampion i botës me vetëm pesë meçe në profesionizëm në kategorinë pendël në versionin WBO, Vasyl Lomachenko ka pasur rast të bejë sparring, si dhe me yllin e boksit botëror Brandon Rios-in ish-kampioni botëror në kategorinë e lehtë në WBA, i cili poashtu ka boksuar me yllin botëror Manny Pacquiao.

Kosova Boxing
18 qershor 2015 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.