Zenunaj nakauton Karim Chakhimin duke fituar titullin WBA-International
1 min readNamur, Belgjikë, 15 nëntor 2014 – Në prani të 1300 shikuesve, Dardan Zenunaj ka triumfuar ndaj franqezit Karim Chakhim. Dueli i cili ishte i vlefshëm për titullin WBA-International dhuroi spektakël ku Zenunaj arriti ta nakautoj në raund të nëntë me një aperkat. “Nuk ka gjë më mirë se kur arrinë një fitore të madhe ndaj një kundërshtari me vlerë dhe një titulli të vlefshsëm” theksoi Zenunaj pas meçit për Kosova Boxing.
Ky meç do të sjellë Zenunaj në mesin e 15-të boksierëve më të mirë në versionin WBA, të cilit do ti ipet mundësia që në të ardhmen të sfidoj titullin e kampionit botëror në WBA. “Shumë shpejt do të matem me më të mirët në WBA, dhe ndoshta që me 2015 do të sfidoj titullin e kampionit” tha Zenunaj.
Me këtë fitore Zenunaj rangohet në vendin e 94-të në botë në boxrec.com. Me 11-të fitoret e tij, 10 fitore (8 KO) dhe një humbje, atë e bënë ndër më të rrëzikshmit në kategorinë super pendël.
Kosovaboxing.org
16 nëntor 2014