Xhilla i gatshëm ti revanshohet çekut Vanicky
1 min readBoksieri ynë Agron Xhilla ka pritur dy vite për t`iu revanshuar boksierit çek Roman Vanicky. Atë botë Xhilla ishte dëmtuar rëndë nga gjyqëtarët në duelin e zhvilluar në Çeki ku fitorja i ishte dhënë Vanyckyt pas tetë raundeve. Nesër mbrëma Xhilla do ta ketë rastin që ti tregoj vlerën e tij dhe të dëshmojë se humbja para dy vitesh ishte e manipuluar.
Xhilla ka një karrierë të ndritshme në boksin amator, por ai po vazhdon me suksesë edhe boksin profesionist ku ka fituar tre tituj të kampionit botëror për të rinjë në versionet të njohura botërore WBC, IBF dhe WBO.
Në këtë mbrëmje do të boksoj edhe boksieri i talentuar Erzen Rrustemi i cili ka dy meçe profesioniste, dy fitore, të dyja me ndërprerje. Rrustemi do të përballet me kroatin Petar Mrvalj i cili ka dy fitore dhe një humbje. Pas këtij dueli Rrustemi do të paraqitet edhe para publikut të Kosovës ku me 24 Maj do të boksoj në Prishtinë.
Kosovaboxing.org
12 Prill 2013