Xhilla fiton ndaj Heinichen me TKO 4
1 min readBoksieri strugan fiton ndaj gjermanit Heinichen me TKO 4
Mynih, Gjermani, 30 Qershor 2013 – Agron Xhilla ka vazhduar rrugëtimin e tij drejt fitoreve dhe sukseseve. Xhilla shënoi fitore të vlefshme ndaj gjermanit Marco Heinichen me ndërprerje në raund të katërt. Xhilla kishte dominuar plotësisht duelin që nga raundi i parë, ndërsa në raundin e katërt e detyroi gjyqëtarin që tre herë t`i numëroj gjermanit deri sa përfundoi duelin e pabarabartë.
Kjo është fitorja e 19-të në karrierë (15 KO) karshi një humbje. Ndërsa Heinichen pësoi humbjen e 30-të në karrierë karshi 11 fitoreve. Xhilla planifikon që sërish të zhvillojë një tjetër duel me 14 Shtator në Zvicër, ndërsa me 30 Nëntor do të sfidon titullin WBF në kategorinë kruzer kundër ugandasit Hamza Wandera, meç i cili do të zhvillohet në Londër të Anglisë. Xhilla deri më tani ka fituar tre tituj të vlefshme, WBC Youth, WBO Youth dhe IBF Youth.
Kosovaboxing.org
30 Qershor 2013
ende me ksi lloj ndeshjesh mirren shqiptaret tane keto ndehje skan vlere fare se edhe 100 me i bo keto ndeshje jane ndeshje te kota dhe ju edini mire kete.