Xhavit Visoka shënon fitore me TKO 1
2 min readIsh boksieri i Prishinës i kategorisë gjysmë të rëndë, Xhavit Visoka, që tashti bënë gara në boksin profesionist, në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, në praninë e afro 500 shikuesve ka zhvilluar meçin kundër sllovakut Frantisek Pastor. Më pak se 3 minuta iu deshën , boksierët të kryeqendrës së Kosovës, që në vigjilje të festës së Pavarësisë së Kosovës të mund kundërshtarin me nokaut, por edhe me dorëzim nga ana e trajnerit mysafirë. Visoka duelin e filloi furishëm gjë që ishte e qartë se kundërshtari nuk do të jetë në gjendje të përballoi goditjet e forta të tij. Në mbarim të raundit të parë me një goditje të fortë e plandosi në dysheme, kështu trajnerit të boksierit sllovak Pastor nuk i mbeti tjetër pos ta dorëzoi luftën e boksierit të tij. Dueli ishte i paraparë të zgjasë 6 raunde nga 3 minuta.
T’ju kujtojmë 36-vjeçari Visoka i lindur në Prishtinë kishte debutuar në ringun profesionist në shtator të vitit 2006, kur kishte mposhtur me pikë gjermanin Evgeni Shapavalov në një meç prej 6 rundave. Më pas ai vazhdoi karrierën në Sllovaki ku shënoi tre fitore të tjera.Para këtij dueli, 36-vjeçari Visoka i lindur në Prishtinë, kishte debutuar në ringun profesionist në shtator të vitit 2006 kur kishte mposhtur me pikë gjermanin Evgeni Shapavalov në një meç prej 6 rundave. Më pas ai vazhdoi karrierën në Sllovaki ku shënoi tre fitore të tjera.Këtij meçi i parapriu një program zbavitës.
Në mesin e musafirëve ishte edhe ministri për transport dhe komunikacion, Fatmir Limaj i cili ishte prezent në pallatin e rinisë dhe sporteve në Prishtinë. Xhavit Visoka gjatë gjithë karrierës profesioniste është mbështetur nga ish-komandani i UCK-së, Fatmir Limaj.
Në kuadër të këtij manifestimi u zhvilluan edhe disa meçe amatore:
Kategoria 64 kilogram: Visar Ibrahimi-Xhevat Krasniqi 2:0
Kategoria 81: Ismet Dobratiqi-Alban Kamberi dis.i dyanshëm
Dhe Kategoria 69 kilogram: Suad Muçiqi-Arton Brahimi 0:2
Të gjitha takimet i drejtuan gjyqtarët, Ajet Rreci, gjyqtari i EABA-së, Ferid Ukshini dhe Vlado Varhej/Çeki/, që njëherësh ishte edhe gjyqtar kryesor i meçit, Visoka-Pastor.
Materialin dhe fotot i përgaditi bashkëpuntori ynë nga Albaspox.com, Gani Kosumi.
Gani Kosumi
16 Shkurt 2010