RTK

RTKLive
4 Tetor, 2024

Xhavit Visoka premton fitore nesër

1 min read

Barron, Prishtinë, 6 Maj 2011 – Boksieri kryeqytetas Xhavit Visoka, në një takim të mbajtur me media të premten në Prishtinë, ka bërë të ditur pjesmarrjen e boksierve që do të përballen të shtunden mbrëma në spektaklin e boksit te quajtur “International Boxing”, i cili do të mbahet te shtunen nga ora 19:00 ne pallatin e rinisë dhe të sporteve në Prishtinë.

Jusuf Brajshori, ish boksier, tani trajner i Visokes, tha se “Visoka është mjaft i pergatitur dhe besoj se ka me perfundu këtë meç me sukses dhe i uroj fitore”, ndërsa boksieri protagonist i mbrëmjes së shtundes Xhavit Visoka, i cili do të boksoj në kategorin “cruiser”, përball do të ketë ish-kik boksierin, i cili do të jetë debutues në boks Mile Jovanovski nga Maqedonia. Visoka më tej,  tha:”Pas humbjes së përballjes me 2 prilli në Hungari, jam i përgatitur dhe jam në form të mirë dhe ju premtoj fitore  të shtunden mbrëma”, tha Visoka. Poashtu edhe boksieri Artan Ibrahimi nga klubi i boksi Gollaku, i cili do të përballet me maqedonasin tjetër  Miki Stevanovski në kategorinë (75 kg) shtoi se duke ju falenderuar trajnerit Brajshori dhe sparringut me Xhavit Visokën, që kam zhvilluar këto ditë, ndjehem në formë të mirë dhe besoj se do te dal fitues në këtë meë”, – ka thënë Ibrahimi. Perveq dy perballjeve ndërkombtare të shtunden do të mbahen edhe shtatë meçe në boksin amator.

Avdush Cakaj
6 Maj 2011

1 thought on “Xhavit Visoka premton fitore nesër

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.