Ward mbyll çdo polemikë, mposht edhe një herë Kovalevin
3 min readPas polemikave të shumta për meçin e parë të zhvilluar në nëntor të vitit të kaluar ndërmjet Andre Ward dhe Sergey Kovalev, mbrëmë kjo u qartësua me një fitore tjetër me ndërprerje nga kampioni në fuqi në kategorinë gjysëm të rënd Andre Ward, i cili mposhti rusin Kovalev me nakaut teknik në raund të tetë.
Me këtë fitore Ward (32-0, 16 KO) mbrojti treshën e titujve botërore, WBA, IBF dhe WBO, duke vërtetuar se është njëri ndër boksierët më të mirë i të gjitha kohërave.
Kjo fitore njëherit ishte fitorja më e ëmbël e karrierës për Ward, pas asaj që ishte me kundërshtime dhe pa shije e nëntorit të kaluar. Megjithatë kjo sonte nuk pati kundërshtime.
Deri para mbylljes së këtij meçi Ward kishte një përparsi të vogël të pikëve ku mund të gjykojmë se ishte para gjysmë apo një raund para, ku sipas poentimit tonë Ward udhëhiqte me 67-66. Por, çdo dilemë e mbylli në të raundin e tetë kur edhe e ndërpreu meçin. Goditjet në trup nga Ward dhe një e djathtë në mjekër dërgoi Kovalevin duke ngatërruar me litarë ku bëri që ai të dorëzohet.
Kovalev (30-2-1, 26 KO) u rrahë keq duke u lënë në dhimbje, duke u ndalur dhe duke mos qenë në gjendje të mbrohet, gjë që e la arbitrin Tony Weeks për vetëm një zgjedhje, atë të ndalojë luftën pa numërim.
Kovalev nuk kundërshtoi menjëherë, por më vonë shprehu zemërimin e tij gjatë një interviste pas meçit.
“Ishte një goditje e ulët, nuk ishte goditje për të më lënë në dysheme”, tha Kovalev. “Unë isha në gjendje të vazhdoja, kjo është betejë, ne jemi boksierë, po, ai më goditi nën brezë. Kjo goditje nuk më lëndoi. Nuk e di pse e ndaloi meçin. Dëshira ime ishte për të vazhduar” tha Kovalev.
Ndërsa, Ward pranoi se goditjet e fundit ishin përcaktuese. “E dija se ishte afër, e godita vazhdimisht në trup. “Ai u lëndua dhe nuk reagoi kështu që gjyqtari e ndali atë”tha Ward.
Dhjetë prej 20 grushtava nga Ward në raundin e 8-të ishin në trup të Kovalevit. Kjo bëri që të dërmoj 34-vjeçarin.
Kovalev ishte agresori i hershëm i duelit, por nga raundi në raund performanca e tij zbehej, derisa sa lufta vazhdonte.
“Lufta e kampionit të botës fillon aty nga raundi i gjashtë. Ne deri atëhere ishim aty për aty. Me të vazhduar dueli unë e ndjeva se ai ishte i lodhur. Kur e pashë se filloi të reagonte ndaj të shtëmëve të trupit që ishte kufiri, e dija se e kishte vështirë të vazhdonte. Përcaktuese ishte edhe goditja e fortë me të djathtën dhe nuk kishte dilemë, ai u dorëzua” theksoi Ward.
Ward poashtu i dha vlerësimin Kovalevit duke e vlerësuar me kundërshtarin më të fortë që e ka pasur në karrierë.
Për sa i përket të ardhmes së tij, Ward i ngacmoi gazetarët rreth një lëvizjeje të mundshme në kategorinë kruzer ose madje në kategorinë e rëndë.
Artan Vërbica
18 qershor 2017