RTK

RTKLive
1 Maj, 2024

Vigan Mustafa humb betejën për titullin IBF Intercontinental

1 min read

Firencë, Itali, 25 Shkurt 2011 – Vigan Mustafa ka humbur betejën për titullin IBF Intercontinental në kategorinë gjysmë të rënd nga zvicërani Sofiane Sebihi. Mustafa 15-3-0 (6 KO)  mori dy “Knock-Down” në raund të dhjetë dhe më pastaj nuk ishte i denjë të vazhdoj në raundin e tjetër. Sebihi 18-2 (12 KO) fitoi brezin e parë në karrierën e tij, ndërsa Mustafa dështoi të fiton këtë brez për herë të dytë. Vitin e kaluar fitoi titullin e IBF Mediteran në kategorinë gjysmë të rënd. Boksieri ynë filloi mirë duelin duke e hedhur në dysheme në raundin e parë, por zvicërani u rikuperua shpejt dhe vazhdoi meçin. Raundet e para i takuan boksierit tonë, por më pastaj nga raundi pestë e më tej Sebihi ishte më i dalluar. Duket se në raundet e para Mustafa shpenzoi gjithë energjinë dhe forcën për ta humbur duelin më pastaj. Të dy boksierët shpenzuan mjaft goditje por në fund Sebihi doli fitues ku pas një seri goditjesh në raundin e 10-të e hedhi Mustafën së pari në gjunjë, e më pastaj Mustafa u gjet sërish në dysheme dhe nuk mundi ta vazhdoj meçin. Shpresojmë që kjo humbje mos ta demoralizoj boksierin tonë.

Artan Vërbica
26 Shkurt 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.