RTK

RTKLive
2 Dhjetor, 2024

Veseli shton ne sertarin e tij edhe titullin e botës WFC

1 min read

Shkodran Veseli 1111Schachenhalle, Aarau, Zvicër, 28 maj 2016 – Sukseset e Shkodran Veselit nuk kanë të ndalur. Ai së fundi këtë fundjavë mposhti kikboksierin e njohur gjerman Waldemar Wiebe me vendim unanim pas pesë raundve, duke fituar titullin e kampionit të botës në kategorinë deri 76 kg, në versionin WFC.

Wiebe një kikboksier shumë i fortë me një bagazh prej 110 meçeve, ku prej tyre kishte shënuar 97 fitore (48 KO), 11 humbje dhe 2 barazime, së fundi kishte marrë pjesë edhe në turneun e njohur “Glory” në Danimarkë, ndërsa që me besim të plotë kishte shpresuar se do ta mposhtë kikboksierin tonë Shkodran Veseli. Por, kikboksieri ynë nga Kosharja e Gjakovës nuk lejoi befasi dhe arriti ta mposht me plot meritë.

Me këtë fitore Veseli arritë kuotën prej 75 fitoresh, 17 humbjesh dhe një barazimi në gjithsejt 93 meçe sa ka zhvilluar deri më sot.

“Kam pasur një gjysëm vitë të stërngarkuar. Do të pushoj disa muaj, këtu në Zvicër dhe Austri, dhe nga muaji korrik edhe në Kosovë. Jam i lumtur për ecurinë dhe titujt që kam fituar këtë vit” theksoi Veseli për Kosova Boxing.

Veseli këtë vit ka fituar tre tituj botëror, atë IFN – Illyrian Fight Night, WMAC dhe WFC.

Kosova Boxing
31 maj 2016 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.