RTK

RTKLive
15 Maj, 2021

Vëllezërit Seferi shpërblehen për suksesin e arritur nga kryetari i Komunës së Gostivarit

2 min read

Kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani, priti në kabinetin e tij boksierët e mirënjohur me prejardhje nga Korita e Gostivarit, vëllezërit Nuri dhe Sefer Seferi, “Në emër të të gjithë qytetarëve ju shpreh respektin, sepse ju nderuat komunën e Gostivarit dhe nderuat kombin shqiptar në përgjithësi. Me bashkëpunëtorët e mi i ndoqëm ndeshjet të shtunë dhe me të vërtetë kam pasur emocione të veçanta”, theksoi Osmani në takim.  Ai u ndau mirënjohje vëllezërve Seferi, të shoqëruar me një ndihmë simbolike financiare, si stimul për suksese të reja. “Në Ditën e Komunës Nuri Seferin do ta shpallim qytetar nderi dhe ky titull do të shoqërohet me një mbështetje më të madhe financiare. Kjo do të ishte një kontribut i vogël për një punë të madhe që e bëni ju. Ramë dakord që në ndeshjen e ardhshme Komuna e Gostivarit të jetë sponsor gjeneral dhe organizator për çka do të duhet të sjell vendimi Këshilli. Në ditën e komunës do t’i shpallim qytetarë nderi për merita të veçanta të ngritjes së nivelit të sportit në Gostivar dhe në nivel kombëtar. Me sukseset e deritashme dhe sukseset që do të pasojën sportistët e Gostivarit do të integrohen në konkurrencën më të lartë sportive botërore” deklaroi për mediet kryetari Osmani. Kampionët e boksit, vëllezërit Seferi falënderuan kryetarin për pranimin e ngrohtë dhe shprehën kënaqësinë që janë mysafirë në Komunën e vendlindjes së tyre. 

“Kurrë deri më tani nuk kemi qenë kaq të respektuar si me këtë rast. Ndjehemi shumë të emocionuar dhe ky respekt që na  bëhet, na shtyn që Gostivarit t’i sjellim edhe shumë fitore dhe tituj akoma më të lartë”, u shprehën vëllezërit Seferi. Nuri Seferi i cili garon në versionin prestigjioz në WBO, të shtunën për të dytën herë mbrojti titullin kampion evropian në kategorinë gjysmë të rëndë (deri më 91 kg) duke mundur me nokaut teknik në raundin e tretë belgun Toni Igelrest, që i jep të drejtën të provokojë kampionin botëror. Vëllai i tij Seferi, në versionin më të ri të boksit PBU, pas fitores të së shtunës, u stolis me brezin e kampionit botëror, gjithashtu në kategorinë gjysmë të rëndë. Ai, me nokaut klasik në raundin e dytë  mundi hungarezin Gabor Zsalek. “Kurrë deri më tani nuk kemi qenë kaq të respektuar si me këtë rast. Ndjehemi shumë të emocionuar dhe ky respekt që na  bëhet, na shtyn që Gostivarit t’i sjellim edhe shumë fitore dhe tituj akoma më të lartë”, u shprehën vëllezërit Seferi

Avdyl Salihu
28 Shtator 2011

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.