Uwe Huck tregon respekt për Luan Krasniqin dhe klubin e boksit Rottweil
2 min readRottweill, Gjermani, 28 Mars 2013 – Ish-kampioni i dyfishtë evropian i Tajboksit Uwe Huck ka respektuar Ikonën e boksit tonë Luan Krasniqi duke e vizituar atë në Rottweill. Ndër të tjera Huck ka ndihmuar klubin e boksit të Rottweill me një çek në vlerë prej 5000 euro. Dy legjendat më pastaj kanë shtrënguar duart fortë duke u përshëndetur, ndërsa kanë biseduar për duelin e tyre humnitar që do ta zhvillojnë në fund të këtij viti, besohet në muajin nëntor.
I nderuar nga kjo vizitë ishte Luan Krasniqi i cili theksoi: “Unë kam respekt për ju, Uwe” theksoi Krasniqi.
Uwe Huck njëherit tregoi se është duke u përgatitur si kurr më parë, nga pesë ditë në javë. “Pres një luftë të fortë si ferr” theksoi Huck duke qeshur.
Të ardhurat e këtij meçi do të dhurohen për bamirësi. Të dytë e pagëzuan këtë incijativë. Pjesën e tij Luan Krasniqi do të dhuroj për fëmijët e SOS Kinderdorfit në Prishtinë. Nuk ka vend për racizëm, dy tani ndajnë së bashku kundër racizmit, intolerancës dhe përjashtimit të çdo lloji.
Të pranishëm në pritje ishte edhe vëllai i Luanit, Agim Krasniqi i cili udhëheq shkollën e boksit të Rottweil, boksieri Butrint Rama dhe nipi Ardian Krasniqi i cili po ecë gjurmëve të Luan Krasniqit.
Këtë material ekskluziv për Kosova Boxing na sjell kampi i Krasniqit. E falenderojmë për respekt.
Kosovaboxing.org
29 Mars 2013