RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Usama Zeqiri bëhet profesionist

2 min read

Ish-kampioni i shumëfisht i Kosovës në boksin amator, Usama Zeqiri ka vendosur që të vazhdoj boksin profesionist. Njëri ndër boksierët më të mirë në Kosovë në dekadën e fundit do të debutoj në boksin profesionist me 8 Tetor në qytetin Middelkerke në Belgjikë. Usama i cili në vitet e fundit i lodhur nga jeta e vështirë e sportistit në Kosovë e kishte e braktisur boksin, por ai emigron në vitin 2010 në Belgjikë dhe fillon të stërvitet sërish, ku gjen vrullin, për të mos i thotë KURR më boksit. Usama këto dy vite ka punuar pa ndërprerë duke kompenzuar atë që e ka humbur, dhe atë që i ka mbetur në gjysmë, ndërsa tani do të vazhdon ëndrën e tij të kahmotshme për t`u bërë së paku profesionist. Shpresa dhe puna do t`a sjell në kulm të synimeve të tij. Ai ditë më parë nënshkrroi me trainerin e tij Eddy V, i cili njëherit është edhe menagjeri i tij. Usama në karrierën e tij në boksin amator ka zhvilluar 80 meçe amatore, ku nga këto ndeshje ai ka bilanc të përkryer, 74 fitore, 3 humbje, 3 barazime. Sukseset e tij në boksin amator tregojnë se ai do të ketë suksese edhe në boksin profesionist. Ai sapo ka mbushur 26-vjet dhe është etur për suksese. “Kam pritur shumë për rikthimin tim. Kam lanë boksin me 2008, por jo palestrën, ku kam ushtruar vazhdimisht. Tani është koha ime e rikthimit dhe besoj që me përkrahjen e të gjithëve, do të kam suksese” theksoi Usama. “Dua t`i falenderoj ata që më mbështetën gjatë gjithë kohës sime, dhe që unë arrita ato suksese në Kosovë por edhe më gjërë, që pa ata unë vështirë do t`a kisha. E falenderoj trainerin tim Ahmet Shala, i cili gjatë gjithë karrierës sime nuk mu nda duke më përkrahur. Pastaj Elvir Muriqin i cili në vitin 2004 bëri tentativ për të më dërguar në Amerikë, por fati nuk deshi, dhe shumë tjerë, që ndoshta do e harroj ndonjë, që bërën për mua” theksoi Usama Zeqiri për Kosovaboxing.org.
Usama Zeqiri gjatë karrierës së tij në Kosovë ka arritur të shpallet disa herë kampion i Kosovës, pastaj ka qenë reprezentues i rregullt i Kosovës nga viti 2001. Ai është fitues i shumë turneve ndërkombëtare, si në Shkodër, Rijekë, Sofje, etj. Disa herë i zgjedhur boksier i vitit, poashtu edhe sportisti më i mirë i Pejës. Usama Zeqiri sfidën e parë do të ketë me 8 Tetor, ku kundërshtari pritet të mësohet shumë shpejt. Kosova Boxing i dëshiron suksese të mëtëjme në boksin profesionist.

Artan Vërbica
26 Gusht 2011

13 thoughts on “Usama Zeqiri bëhet profesionist

  1. besoj se po qe se usamaja punon dhe ushtron si duhet do te kete suksese,se ka qen boksier i mire dhe talent e njeh boksin e i duhet vetem puna e asgje tjeter.

    Suksese Usama dhe besoj se nuk do te mungojn rezultatet.

  2. Pershendetje kosovaboxing deshiroj sukseset per Usama Zeqiri si bokserin me te talentuar ne boksin Kosovar .Me erdh mire kur e pash kete artikel qe kishi shkruar per ket bokser qe kish ardh ne belgjik po ket qytet ku un jetoj qe 15 vjet e se asht me plot shiptar.
    Kur kam lexuar jam quditur es kish ardh ne nje klub te boksit ne oostende me prespektiv te bahet profesionalist ne boks qoft zoti te bahet ashtu si don ai.Po ku klub prej se asht hapur thuja 30 vjet nuk ka pas kurr bokser profofisionalist e ku don me ba shiptarin profesionalist. Me vjen keq se ku bokser me talent te tij do ta hup karrieren e vet. Keshtu ka ndodh me boksera tjer po ne ket club.
    Tet mendon shum mire zotri zeqiri per karrieren e vet.
    Suksese ne te ardhmen.

  3. Klubi i boksit Peja qe nga themelimi i tij ka dhen shume boksier te talentuar dhe me prespektiv, njeri nder ta eshte edhe Usame Zeqiri, i cili si bokser amater ne klubin am ka pasur suksese te mdha duke u shpall shume her kampion i Kosoves, e po ashtu edhe fitues i tegjitha turneve ku ai eshte Paraqitur si perfaqsues i Kosoves ne Bokes, nder turnet me te rendesishem ndoshta vlen te permendet turneu i shkodres ku usama nder shum bokser pjesmares u vequa duke u shpalle bokseri me i mir i turneut, ai po ahstu per saher muar pjes ne turnirin prestigjioz Adem Jashari doli triumfues, ku njeherit qe shpallur tekniku me i mire i Turneut, ne i urojem Camit sukesese edhe ne boksin Profesionis ne qka jemi te bindur qe ai do te ket suksese, sepse ka nje bagazh prej bokserit te madhe, te uroje shum Suksese. A. Shala

  4. O Usama Zeqiri nuk don me thon ti ku po ushtron, ne cilin klub je, po kryesore osht qe e ki zemren sa harta Kosoves, se ti je bokser e nuk je shku mu bo bokser se allahu i madh te ka fal bokser se kto sende shkojn me te lindur kshtu qe veq perpara mbushu energji se ty veq qaja te vyn se je regj ma heret ti ne Kosove per dajak. Ishalla allahu ta fal shndetin e vazhdon me trening deri ne fund e tana te gjith ata qe nuk te njohin e shihin qka din me bo ti ne mes kater mureve si burat ne boksin profesionist………………….. te uroj shum sukses DENISI

  5. Nuk po e di se kush eshte ky klub naimgym oostende Belgium qe po ja terhjek vrejtjen Usames pse ka shku ne at klub ku oshet,
    me siguri qe nuk po e dika se qfar bokseri eshte Usama, ai nuk ka nevoj per ndoj klub te famshem se ai osht bokser i famshem keshtu qe kur Usama eshte prezent ne ndoj klub pak te njohur Usama do ta boj at klub me fam me prezencen e tij dhe po ashtu me rezultatet qe Uasama do ti arij. ne qka jam i bindur

  6. Zotri Ahmet shala un nuk kam pasur kurr far vrejtje per osama zeqiri
    se pari nuk e kam njohur fare po deshira ime asht te mirren me sport
    te gjith shiptar kudo qe jan pa marr parasysh se kush asht.
    Po un tham se kur kam degju per ta me ka ardh mire .Po kam folur per klubin ku asht ai tani.Sa per talentin me ka tregu nje shok i imi ASTRIT UJKELLI TI E NGJE MIR.Sa per klubin tim te tregon ma mire Astrid Ujkelli kur vjen ne kosov ai vjen per te vizituar ty personalisht.

    Te pershendes

  7. Ok Naim me vejn mire qe ju keni nje klub atje ne Belgjik, dhe se edhe Astritin e njoh jemi kojshi, por se sa i perket Usames esht nji bokser qe Gjdo klub e ka per privilegj qe te ket at si bokser. sepse ai shum rezultate te mdhaja i ka pas si bokser ketu ne Kosove.

  8. o ahmet mos u merr me lloj lloj xhelozi kumedit kush osht ky ,ndoshta i vjen inat pse nuk ka shku te klubi i tij apo ??? kumedit ,me pas kon i njohshem klubi i ktij athere kish ndegju krejt evropa ose kosova ,po ky veq hajt kishem po thom diqka ,kurr nuk paskam ndegju per ket lloj trajneri qe i thot vehtes jam i njohshem ncncncnc ,por sigurisht vuan i shkreti qe nuk mundet ta arrij nivelin e usames ,po nejse mos u merrni me lloj lloj personi

  9. Te pershendes me respekt dhe deshiroj qe te gjith shiptart qe merren me sport pa marr parasysh osama apo dikush tjeter ,deshira ime esht qe te ti tregojm botes se shiptart jan talenta ne gjdo lami te sport.

    Te pershendes me respek.
    Naim Krasniqi

  10. Babi suksese ne boks tani ta nje gjith bota ti je i fort por dua qe te me ushtrosh edhe mua sps te behem trener iboksit te dua

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.