Uldedaj bokson këtë të shtunë në Magdeburg
1 min readFoto: Eroll Popova
Boksieri i talentuar nga Lezha, Jurgen Uldedaj do të zhvilloj meçin e katërt profesionist këtë fundjavë të shtunën në Magdeburg të Gjermanisë.
Uldedaj (3-0) përballë do ta ketë çekun Ondrej Budera (2-1, 2 KO). Ky meç do të zhvillohet në gjashtë raunde. Meçi i tij është parameç i ish-kampionit botëror, gjermanit Robert Stieglitz dhe franqezit Mehdi Amar e vlefshme për titullin e kampionit evropian në versionin EBU.
Uldedaj është pjesë e ekipit të njohur gjerman, SES Boxing.
www.kosovaboxing.org
11 nëntor 2016