RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Udhëtimi i Usyk-ut në kategorinë e rënd, nuk do të jetë e lehtë

2 min read

Artan Vërbica
1 nëntor 2020


Dueli i zhvilluar në fundjavë ndërmejt Ish-kampionit apsolut të botës në kategorinë kruzer, Oleksander Usyk dhe ish-sfiduesit disa herë për kampion të botës, Derek Chisora ka përfundur me fitore të ukrainasit, por që fitorja e tij ishte e ngushtë dhe mjaft spekuluese. Dy gjyqëtarët vlerësuan 115-113 ndërsa njëri me 117-112. Sipas numërimit tim, dueli ishte i barabartë, apo Chisora një raund ishte para, por që janë gjyqëtarët që kanë vendosur ndryshe. I pa lumtur ishte edhe Chisora, që nuk ishte i kënaqur me rezultatin, por si një sportist i vërtetë e pranoi rezultatin.

Parameçit e kisha analizuar se do të jetë e vështirë për Usyk sepse jo që ai nuk ka ndonjë kualitetit, por që pesha dhe gjatësia do të janë problem dhe më duket ai ka nxituar. Dhe sigurisht që sfida me Chisorën do ti hap sytë dhe rruga e tij duhet të jetë më e ngadaltë.

Usyk në përballje me Chisoren pati vetëm 98 kg, ndërsa Chisora 116 kg. Vetëm mjeshtria e tij dhe kualiteti i tij i lartë e shpëtuan atë nga anglezi i natyralizuar i cili gjatë gjithë kohës vërsulej në të si shtazë e brishtë. Me të vërtetë Usyk e pati vështirë dhe ia doli.

Rruga e Usyk nuk do të jetë e lehtë për të ardhur tek kampionët e botës si Fury, Joshua, etj, dhe të jemi real ai nuk ka muskuj për tu përballur me ta. Ai do të duhet ngadalë të menaxhoj karrierën e tij dhe të boksoj me më të mirët deri 100 kg, që në vitin 2021 të analizoj me trajnerët e tij ngritjen e muskujve por njëherit do të jetë një sprovë tjetër e tij për të mos humbur lëvizshmërin dhe shkathësit, pra do të jetë sprovë e vërtetë për te. Njëkohësisht ai duhet të dij se me kundërshtarët si Joshua, Fury, Wilder do ta ketë të vështirë. Por, njejtën kohë ai do ta ketë të vështirë edhe me boksierët në ardhje dhe të uritur si Filip Hrgovic, Tony Yoka, Joe Joyce, Daniel Dubois, etj. Më së miri do të ishte që ai të boksoj me disa kundërshtar në kategorinë e rënd si Joseph Parker, Otto Wallin, Petar Millas, apo edhe Alexander Povetkin dhe Dillian Whyte. Jam i bindur që edhe ekipi i tij promovues Matchroom do të ngadalsoj rrugën e tij. Jam i bindur se kjo do të ndodh.

Si do që të jetë, Usyk duhet të jetë i kujdesshëm sepse rruga deri te kampioni i botës në kategorinë e rënd nuk do të jetë aspak e lehtë.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.