U themelua Federata e Boksit Profesionist e Kosovës
1 min readPejë, Kosovë,10 Janar 2009 – Lajm i mire për sportin e Kosovës ku shtetit tonë i shtohet edhe një Federatë sportive. Bëhet fjalë për formimin e Federates së Boksit Profesionist të Kosovës. Me incijativë të kryetarit të klubit të boksit amator të Pejës, zr. Nexhmedin Zeka dhe disa dashamirë të boksit, anë e mbanë Kosovës u formua FboxProfK – Federata e boksit të Kosovës.
Federata e sapo formuar e boksit mbajti kuvendin e parë të punës duke formuar kryesinë e kuvendit. Kuvendi i përzgjedhur nga 25 kuvendar zgjodhën këtë kryesi. Kuvendi me vendim unanim zgjodhi për kryetar ish-kryetarin e klubit të boksit amator të Pejës, zr. Bekë Zeka. Më pastaj kuvendi zgjodhi edhe këto pozita drejtuese.
Kuvendi zgjedhor ndau këto pozita drejtuese :
Kryetar – Bekë Zeka
Nënkryetar i parë – Nadir Shllaku
Nënkryetari për mardhënie të jashtme – Maharrem Gjocaj
Nënkryetar i dytë – Lauri Agusto
Nënkryetar i tretë – Shpëtim Redo
Sekretari Gjeneral – Faruk Kaliqani
Menagjeri i Federatës – Nexhmedin Zeka
Drejtori teknik – Ahmet Shala
Pozitat asistuese të Fbox ProfK :
Delegati i Federatës – Sylejman Voca
Doktori i Federatës – Fazli Shala
Përfaqësuesi për media – Artan Vërbica
Referi i Federatës – Sali Kelmendi
Referi i Federatës – Florim Berisha
Referi i Federatës – Fahri Krasniqi
Shpend Ahmeti
10 Janar 2010