Tyson dhe Holyfield: Dikur kundërshtar në ring, sot miq të mirë
1 min readNë rrjetin social Twitter, Mike Tyson në profilin e tij personal ka paraqitur për fansat e tij një foto, me legjendën e boksit dhe kundërshtarin më të madh në karierën e tij, Evander Holyfield. Ndryshe nga herat tjera, kur këta të dy ishin kundërshtarët më të mëdhenjë të viteve 90-ta, sot ata duken shumë të afërt dhe miq të vërtetë. Dikur Tyson i kishte kafshuar veshin, por ai për këtë gjest i ka kërkuar falje Holyfieldit. Tyson kishte theksuar se kur ka boksuar ndaj Holyfield ka qenë i droguar. Ndërsa Holyfield ka pranuar një të vërtet kur kishte theksuar se ne e kemi mposhtur Tysonin, kur ai është shkatëruar. Kafishimi i veshit i Tyson ndaj Holyfield, mbetet skandali më i madh që ka ndodhur ndonjëherë në boks. Por, jemi dëshmitar të kohës që duelet Tyson dhe Holyfield kanë qenë dhe do të mbetën më intresante në historinë e boksit.
Artan Vërbica
20 Prill 2012